Poni takim me krerët e bashkive për Javën Europiane të Demokracisë Vendore
Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinad Poni takoi sot prefektë, kryetarë të këshillave të qarqeve dhe kryetarë e përfaqësues të bashkive të vendit, me qëllim komunikimin dhe koordinimin e detyrave për mbarëvajtjen e veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të “Javës Europiane të Demokracisë Vendore”. Ky është i treti vit radhazi që organizohet aktiviteti n kujtesë t nnshkrimit të Kartës Evropiane pr Autonomi Vendore m 15 Tetor 1985.
Zvministri Poni u shpreh në takim se gjatë “Javës Europiane të Demokracisë Vendore” do të zhvillohen veprimtari të shumta që lidhen me parimet, vlerat, konsolidimin e procesit të decentralizimit, konsolidimin e mandatit të të zgjedhurit vendor, pjesmarrjen e publikut në vendimmarrje, bashkëpunimin mes qeverisë vendore dhe asaj qendrore për një qeverisje të hapur dhe në shërbim të qytetarëve, vlera të cilat do të shprehen veç të tjerash edhe përmes fletë palosjeve si dhe ansambleve artistike.
“Java Europiane e Demokracisë Vendore” këtë vit do të zhvillohet nga data 12-17 Tetor 2009. Aktiviteti kryesor i kësaj jave do të jetë një pritje jubilare me autoritetet vendore ku do të ketë edhe prezantime të posaçme të punës dhe veprimtarisë së organeve të qeverisjes vendore.