E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja stërvitje në Limburgerhof të Gjermanisë

Kombëtarja e futbollit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese në Kupës së Botës 2010 ndaj Suedisë. Kuqezinjtë kanë zgjedhur fshatin Limburgerhof të Gjermanisë për të kryer grumbullimin ndërsa stërvitjet e para kanë qenë të karakterit taktik. Pasdite nën urdhrat e trajnerit Kuzhe pritet të jenë edhe Bogdani, Haxhi e Shoshi. Mesfushori Bulku është stërvitur veçmas por ndoshta në seancën e radhës do t’i bashkohet grupit. Kombëtarja do të zhvillojë të martën një ndeshje stërvitore me një ekip rajonal ndërsa të shtunën do të luajë një miqësore me skuadrën e kategorisë së dytë gjermane Greuther Furth. Ndeshja Suedi – Shqipëri do të zhvillohet më 14 tetor në Rasunda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›