E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportet, ulen me 6.4 për qind në muajin qershor



Eksportet pësojnë një ulje me rreth 6.4 për qind në muajin qershor të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë. Specialistja e tregtisë me jashtë pranë INSTAT-it, Alma Mezini, deklaroi se në krahasim me një vit më parë eksportet kanë pësuar një rritje të ndjeshme me 75.6 për qind. Si rezultat i uljes së eksporteve për muajin qershor ka pësuar rritje edhe deficiti tregtar me 2.4 për qind. Ulje të ndjeshme të eksporteve kanë pësuar nëngrupi "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 35.2 për qind ndërsa rritje ka pësuar nëngrupi "ushqime, pije dhe duhan" me 35 për qind. Nga ana tjetër, INSTAT-i bën me dije se, gjatë këtij muaji u importuan 40.9 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje në nivelin 16.1 për qind në krahasim me muajin qershor 2009. Ndërsa deficiti tregtar i këtij muaji është 24.4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.4 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 5.6 për qind krahasuar me qershor 2009. Në fund, sa i përket tregtisë me vendet e Bashkimit Europian, INSTAT-i bën me dijeni se partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia, ku me të parën eksporti është 18.9 për qind dhe importi 46 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 4.9 për qind dhe importi 14.3 për qind.

Ministria e Mjedisit publikon raportin e plazheve më të ndotura

Plazhet më të ndotura në vend, ku specialistët rekomandojnë deri edhe mosfrekuentimin nga pushuesit për shkak të ngarkesave të larta mikrobiologjike në ujë, janë plazhi i Durrësit kryesisht në Currila, plazhi Zhiron te bërryli, në zonën e shkëmbit të Kavajës te Plepat, ku rezultatet e analizave janë alarmante. Në një raport të Ministrisë së Mjedisit me analiza të ujërave të deteve, kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se plazhi i plepave në Golem është i ndotur përtej parametrave të OBSH-së dhe BE-së, pasi jo vetëm ujërat detare kanë ngarkesë të lartë bakteriologjike, por në gjendje alarmante është edhe mjedisi i plazhit, ku në mes të rërës vihen re kanale ujërash të zeza dhe pellgje ujërash urbane që kundërmojnë erë të rëndë. Për gjashtë muaj me radhë, deri në fund të muajit korrik janë kryer tre seri monitorimesh në të gjithë vijën bregdetare që shfrytëzohen nga pushuesit. Situatë e rënde paraqitet edhe në plazhin e vjetër në qytetin Vlorës. Gjithashtu, gjatë zonës Skelë-Plazh i Ri derdhen kanale të shumta të ujërave të zeza. Edhe në plazhin e ri specialistët kanë konstatuar ngarkesa të larta bakteriologjike në ujë. Në zonën jugore të vendit, specialistët rekomandojnë plazhet pas tunelit në Vlorë, Radhimën, plazhin e Orikumit, Dhërmiut, Himarës dhe Borshit, madje këto mund të konsiderohen plazhet më të pastra në vend. Edhe plazhet e Sarandës rezultojnë brenda normave të lejuara nga OBSH-ja me përjashtim të plazhit në Kanalin e Çukës ku rezultatet i kapërcejnë këto norma. Në zonën veri-perëndimore, në e plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës, ujërat detare janë brenda normave, por vihet re mungesë e kushteve higjieno-sanitare në mjedisin përreth dhe ndotje e sipërfaqes së rërës nga mbeturinat. Sipas raportit, faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare, janë shkarkimet e ujërave të zeza në det, si dhe shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara të cilat derdhen direkt apo indirekt në det. Ndonëse janë ndërtuar hotele luksoze investitorët nuk kanë menduar se një ditë pushuesit do t’u largohen vetëm nga ndotja që ata krijojnë.

Bankës së Shqipërisë për interesat e tregut të bonove te thesarit, date 30 korrik 2010...

TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.57%
12M 12-mujor 6.97%
6M 6-mujor 6.10%
3M 3-mujor 5.34%
1M 1-mujor 5.08%
1Ë njëjavor 4.86%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.66%
1Ë njëjavor 6.28%
o/n njëditor 5.92%
12M 12-mujor 8.54%
6M 6-mujor 7.79%
3M 3-mujor 7.02%

3 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›