E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona shndërrohet në “telenovelë”



Çështja po shndërrohet në një telenovelë. Pas akuzave reciproke dhe të publikuara në të gjithë botën, Karlos Bilardo rihapi portën “albiçeleste” për Diego Armando Maradonës. Pak ditë pas vendimit të ish-“Pibe de Oro” për të lënë detyrën si trajner i Argjentinës për shkak të vendimit të Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) për të mos konfirmuar stafin e tij, i “besuari” i saj, Bilardo, risolli edhe njëherë përmes kanalit televiziv “Todos Noticias” mundësinë që Maradona të rimarrë drejtimin e Kombëtares. “Nëse Diego do të flasë me ne diçka mund të ndodhë. Roli im është vetëm të sugjeroj personat që mund të punojnë, por është Federata e Futbollit ajo që vendos. E vërteta është se çështja duket e pamundur, por nuk e përjashtuar që Diego të jetë sërish trajneri i Argjentinës”, - Bilardo. Më skeptik ishte në anëtar i Komitetit Ekzekutiv të federatës, që tha: “Nuk ka asnjë mundësi që Maradona të vazhdojë si trajner i Kombëtares”. Më i ftohtë deri tani Hulio Grondona. Presidenti i federatës tha: “Bilardo nuk do të bëjë asnjë konferencë pasi ka vendosur të mos flasë. Është më mirë kështu në këtë moment, për të mos i trazuar më shumë ujërat”. Gjithsesi, disa deklarime Bilardo i ka bërë. “Nuk isha unë ai që e këshilloi Komitetin, por dua të them se ishte zgjedhja më e ndjeshme”, - deklaroi presidenti Grondona, në detyrë që nga viti 1979, e që ka treguar se është një strateg në punët e futbollit argjentinas. “Nuk kemi pse nxitohemi për të zgjedhur trajnerin e ri të Argjentinës, do ta bëjmë me qetësi. Batista? (trajneri i U-20) Perse jo, nuk e konfirmoj, por as nuk e përgënjeshtroj”. “Dhelpra” Diego po e ndjek me vëmendje situatën, por nëse nuk do të rikthehet si teknik, atëherë ai është gati t’i hedhë benzinë zjarrit.

Mesi: “Do të luftojmë për të gjitha trofetë”

Lionel Mesi është duke hedhur pakënaqësinë e tij në Kupën e Botës pas shpine dhe të luftojë për të fituar trofe me Barcelonën. 23-vjeçari sapo është kthyer nga pushimet pas “Afrika e Jugut 2010”, gjatë së cilës Argjentina e tij u largua në fazën çerekfinale pas shkatërrimit 4-0 nga Gjermania. “Kupa e Botës më helmoi shumë pasi unë shpresoja për më shumë”, - tha ai për gazetarët e Koresë së Jugut, atje ku Barça po zhvillon një tur parasezonal. Gjithsesi, Mesi theksoi se ai e ka marrë veten nga ky zhgënjim, dhe ai beson se gjigantët katalanas do të jenë sërish një forcë e madhe në sezonin që po vjen. Jam rikuperuar dhe tani jam duke menduar për Barcelonën”, - tha ai “Objektivat janë gjithmonë të njëjtë: këtë sezon ne do të luftojmë për të gjithë titujt. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por ne kemi një skuadër të madhe. Grupi është i etur për ta bërë këtë dhe ne jemi në formë të mirë për t’ia nisur”.

Një manjat kinez do Livepulin

Liverpuli është në shënjestrën e një manjati kinez të gatshëm për të investuar 350 milionë sterlina. Sipas “BBC”-së, Keni Huang kërkon të marrë kontrollin e plotë të “Reds-ave. Biznesmeni është në krye të “Qsl Sports”, një shoqëri investimesh me bazë në Hong Kong. “Akordi duhet të mbyllet brenda afatit të merkatos verore (31 gusht)”, - tha për “BBC”-në një burim pranë manjatit kinez. “Huang ka bërë një propozim të qartë”, - tha ai, duke theksuar se pas rrugës së lirë që mund t’i jepej nga drejtuesit aktualë të Liverpulit, tratativa mund të mbyllej në “pak ditë”. “Keni, - shton burimi, - është i vetmi blerës serioz i interesuar dhe i bindshëm”. Gjatë kohës së zotërimit nga çifti amerikan, Tom Hiks-Xhorxh Xhilet, Liverpuli ka grumbulluar 285 milionë euro borxhe, të cilat ia ka “Royal Bank of Scotland”. Huang është gati të “shërojë” klubin nga borxhet dhe t’i ofrojë menaxherit të skuadrës, Roj Hodgson, një buxhet të mjaftueshëm për të riforcuar organikën në prag të sezonit 2010-2011. Arritja e një pronari të ri në një kohë të shkurtër do t’i jepte mundësi klubit nga “Anfield Road” të blindonte pjesët më të çmuara të grupit të tij. Në veçanti, do të mbante në skuadër sulmuesin spanjoll Fernando Torres. Për Hodgsonin, megjithatë do të ishte e vështirë të trajtonte argjentinasin Havier Maskerano. Mesfushori, i kërkuar nga Inter, ka manifestuar dëshirën për t’u larguar nga Anglia. Nga ana tjetër manjati kinez ka dashur ta marrë edhe më parë Liverpulin në vitin 2008, por u bllokua nga kërkesa prej 785 milionë sterlinash nga Hiks dhe Xhilet. Tashmë është gati të investojë 423 milionë euro.

10 atletet më të bukura
në “Barcelona 2010”

Në Kampionatin Europian të Atletikës “Barcelona 2010” kanë garuar shumë atlete. Disa kanë fituar falë zotësisë së tyre, por disa të tjera nuk kanë goditur vetëm për të dhëna atletike, por dhe për bukurinë e tyre. Portali sportiv “Eurosport” ka përzgjedhur 10 atletet më të bukura.

1 – Snezana Rodic (Slloveni)

2 - Karolina Kluft (Suedi)

3 - Ineta Radevica (Letoni)

4 - Xhesika Enis (Britani e Madhe)

5 - Natalia Dobrinksa (Ukrainë)

6 - Olga Saladuha (Ukrainë)

7 - Ema Grin (Suedi)

8 – Ariane Friedrih (Gjermani)

9 – Blanka Vlasiç (Kroaci)

10 – Xhenifer Oezer (Gjermani)

3 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›