INSTAT: Eksporti në shkurt 2009 u rrit me 13.1%

Në muajin shkurt të vitit 2009 u eksportuan 7,511 miliard lekë mallra, me rritje 13.1 për qind në krahasim me muajin janar të 2009 dhe ulje me 14.9 për qind në krahasim me muajin shkurt te 2008, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Instituti i Statistikave. Sipas INSTAT në muajin shkurt u importuan 33,389 miliard lekë mallra, me rritje 19.9 për qind në krahasim me muajin janar 2009 dhe rritje 1.2 për qind në krahasim me muajin shkurt 2008.
...