“3 arsyet pse s'duhet privatizuar materniteti”
Procedurat e privatizimit janë të paligjshme për tre arsye themelore ka theksuar kryetari i Bashkise se Beratit. Fadil Nasufi i konsideroi procedurat e privatizimit të korruptuara "pasi nuk u moren parasysh tre arsyet"
BERAT-Privatizimi i godinës së maternitetit të Beratit ka sjellë sot reagimin e kreut të Bashkisë së këtij qytetit Fadil Nasufi. Procedurat e privatizimit janë të paligjshme për tre arsye themelore ka theksuar kreu i Bashkisë së këtij qyteti. “Godina është brenda zonës muzeale, dhe nuk është marrë leje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, kemi kërkuar ngritjen e një universiteti shtetëror e po ndërtohet një i tillë privat. Dhe për më tepër ndërtimi po bëhet pa lejen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Nasufi i konsideroi procedurat e privatizimit të korruptuara, pasi u realizuan të përshpejtuara dhe pa u marrë parasysh tre kriteret e mësipërme. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Nasufi shtoi se Bashkia ndërkaq ka bllokuar ndërtimet për godinën.
(d.b/BalkanWeb)