Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të mbikqyrë portofolet e investimeve për muajin shkurt 2009
Ecuria e rezervës valutore dhe e portofoleve të investimeve për muajin shkurt 2009 do të jetë një nga pikat kryesore në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (BSH), që pritet të zhvillohet këtë javë. Në një njoftim për shtyp, BSH bënë të ditur se gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Mbikëqyrës pritet të shqyrtojë dhe informacionet "Për disa ndryshime në strukturën organizative të Bankës së Shqipërisë" dhe "Për një shtesë në planin e investimeve të Bankës së Shqipërisë për vitin 2009". Duke iu referuar buletinit zyrtar të BSH-së mbi statistikat në ekonominë shqiptare, rezulton se fluksi i investimeve të huaja direkte gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2008 regjistroi vlerën e rreth 129 milionë eurove, shifër kjo më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas BSH-së, rolin kryesor në rritjen e investimeve e kanë luajtur flukset hyrëse të kapitalit në sektorin financiar dhe në atë të komunikacionit, që kanë ndikuar drejtëpërdrejt në ekonominë e vendit.
...