E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Taulant Ballës: Motra jote do e gëzojë NATO-n

Nga Tema

Deputeti socialist, Taulant Balla, sërish është vënë nën shënjestrën e sulmeve të drejtuesve të mazhorancës, që edhe këtë radhë kanë fyer familjen e tij. Para disa muajsh ishte kryeministri Sali Berisha që lëshoi një lumë fyerjesh në drejtim të tij, tashmë është kryetarja e Kuvendit që e sulmon Ballën. Berisha madje pati arritur deri aty, sa ta kërcënojë me vrasje Ballën.

Ndërsa dje, Topalli i ka deklaruar atij se do jetë motra e tij që do e gëzojë NATO-n.

“Prandaj po të këshilloj, se je djalë i ri, nuk shkon dot larg duke hedhur vrer dhe helm çdo ditë dhe çdo sekondë mbi të tjerët. Unë të kam thënë, ke fatin që je edhe deputet i NATO-s. Dhe unë të uroj ty, edhe motrën tate, që të merrni të gjitha benificet e të qenit në NATO”, - tha Topalli.

9 prill 2009

Jozefina Topalli: Prandaj po të këshilloj, se je djalë i ri, nuk shkon dot larg duke hedhur vrer dhe helm çdo ditë dhe çdo sekondë mbi të tjerët. Unë të kam thënë, ke fatin që je edhe deputet i NATO-s. Dhe unë të uroj ty, edhe motrën tate, që të merrni të gjitha benificet e të qenit në NATO.

Taulant Balla: Atë punën e motrës do ta zgjidhim një herë e mirë bashkë!

Edi Paloka: Nuk keni pse revoltoheni, kur ju përmendin familjarët, ndërkohë që përmendi familjarët e të tjerëve gjithë ditën këtu.

22 korrik 2008

Sali Berisha: Jot ëmë dhe jote shoqe çfarë do bëhet...? Jote motër çfarë do bëhet?

Taulant Balla: Po s’e di…

Sali Berisha: Çdo bëhet, fundërrinë jot motër?

Taulant Balla: Ej mbush ti apo jo?!

Sali Berisha: Prostitutë motelesh do bëhet?

Taulant Balla: Po si nuk të vjen turp more!

Jozefina Topalli: Ulu z. Balla… ulu, - ulu! Në fakt ky e meriton me e kap për zhelesh e jashtë.

Sali Berisha- Taulant Ballës: Jot motër shkër… hoteleve apo moteleve?

Jozefina Topalli: Nxirreni jashtë atë zotërinë, nxirreni jashtë. Zotëri kape jashtë e nxirre. Vagabond! Ik andej. Ik! Del jashtë! Edhe nuk hyn më. Ai djali duhet të dalë jashtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›