Kanceri i prostatës, ja simptomat
Disa analiza të gjakut dhe të urinës lejojnë të shihet se sa i avancuar është ky lloj tumori, në mënyrë që të bëhet dhe trajtimi i tyre
Si duhet të dallohet kanceri i avancuar i prostatës, që kërcënon jetën e një pacienti nga një kancer i ngadaltë, kur mjafton një ekzaminim i thjeshtë? Shumë ekipe shkencëtarësh kanë identifikuar disa nga të dhënat e gjakut dhe urinës që duhet të japin një përgjigje për rrezikshmërinë e një tumori në prostatë.
Të bësh një trajtim mjekësor duke iu përgjigjur rëndësisë së sëmundjes, do të thotë që të kemi një ulje deri në 3 për qind të rrezikshmërisë. Mjekët amerikanë të qendrës Fred Hutchinson kanë treguar se një panel i përbërë në 5 variante gjenetike ishin të lidhura me rrezikshmërinë e lartë të evolucionit fatal. Si përfundim ata treguan se tek ata persona që ka 4 ose 5 variante gjenetike, kanë një rrezikshmëri më të lartë për t’u prekur nga tumor i postatit, ndërsa atë që kanë një ose 2 variante preken më pak.
Ndërsa një grup tjetër shkencëtarësh janë përpjekur t’i japin një zgjidhje duke bërë disa analiza të urinës. Një nga treguesit e urinës, e quajtur PCA3, lejon të kuptohet rreziku i kancerit të prostatës te disa individë dhe të jep një përgjigje më të saktë pas bërjes së biopsisë. Treguesi tjetër, i quajtur gjeni i përhapjes, është diçka e veçantë që gjendet në 50 për qind të rasteve të personave të prekur nga kanceri i prostatës. Duke i kombinuar të dy këta elementë, ekipi amerikan ka arritur të japë një përgjigje për rrezikshmërinë e postatit dhe të tregojë se deri në çfarë shkalle është i prekur nj pacientë. Sipas mjekëve, këto studime janë të rëndësishme, të paktën në tre nivele. I pari është diagnostikimi, duhen gjetur si fillim personat të cilëve duhet t’u propozojmë që të kryejnë një biopsi. Duhet të ndahen pacientët sipas evoluimit të sëmundjes së tyre dhe në fund duhet të arrihet në trajtime që të kenë si qëllim trajtimin që të veprojnë në rrugët molekulare të cilat kanë çuar në krijimin e kancerit.
Sipas mjekëve, ka disa faktorë që na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë evoluimin e këtij tumori. Nuk duhet të harrojmë gjërat e vogla. Pasi një nga gjërat kryesore që duhet të kemi parasysh është që të vëmë re nëse në familjen tonë dikush nga të afërmit tanë kanë vuajtur nga tumori i postatit, por pa harruar se dhe këto analiza të gjakut dhe të urinës mund të na japin një përgjigje paraprake.