ANALIZA / Meksi: Buxheti i 2010, rritet borxhi publik
TIRANË - Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, i ka bërë një skaner të plotë pritmërive ekonomike të vendit, nis nga projektbuxheti 2010që kaloi në parim maxhoranca në Kuvend.
Sipas Meksit, buxheti euforik i miratuar në parim i vitit 2010 nuk është as realist as i realizueshëm. Mosmbajtja parasysh e realitetit dhe mos reflektimi i sugjerimeve të FMN, dhe atyre të bisnesit në hartimin dhe miratimin e buxhetit të ashtuquajtur historik e ambicioz, përbën një shqetësim jo vetëm për opozitën, por për mbarë opinionin publik.
Ajo argumenton se :
"Ne paralajmërojmë se për të përballuar këtë realitet të hidhur qeveria ka për të ndjekur përsëri rrugë të gabuara që do shoqërohet si dhe ka ndodhur deri tani më:
1 - Qëndrim arbitrar ndaj biznesit që po shfaqet në mbledhje brutale të të ardhurave duke përkeqësuar tej mase marrëdheniet tashmë të këqija me biznesin
2- Një ndryshim tjetër, i tretë, të buxhetit të vitit 2009 që do rezultojë në ulje të mëtejshme të nivelit të të ardhurave. Duke demostruar edhe njëherë paaftësi në parashikimet e zhvillimeve ekonomike, dhe shtrembërim të ekuilibrave makroekonomik.
Nderkohe mungesës së likuiditetit dhe nivelit të ulët të kredidhënies nga sistemi ynë bankar, vecanërisht në gjashtëmujorin e dytë po i shtohet dhe ulja e ofertës e sektorit publik. Nëse në gjashtëmujorin e parë për arsye elektorale u realizuan 48,5miliard lekë investime kapitale, në 2 muajt e fundit ato u realizuan 8.2 miliard lekë ose thuajse aq sa është realizuar për një muaj në 6 mujorin paraelektoral.
Ne kemi denoncuar këtë politikë që ka sjellë rritjen e kostos së borxhit që thellohet dukshëm në buxhetin e vitit 2010.
Ndërsa interesat e shërbimit të borxhit në vitin 2000 ishin 29.6 miliard lekë ato u ulën në 26 miliard lekë në vitin 2005 ose 3.6 miliard lekë më pak. E kundërta ka ndodhur me qeverisjen aktuale të PD, ku vetëm pagesa për interesat është rritur nga 26 miliard lekë në vitin 2005, në 36 miliard lekë në vitin 2009 duke arritur 43.5 miliard lekë në vitin 2010. Në 2010 shpenzimet e buxhetit për shërbimin e borxhit shkojnë në 53.2 miliard lekë ose 10 miliard lekë
Prandaj kostoja shtesë e borxhit është "arritje " e politikës fiskale ekspasioniste të trubetuar nga maxhoranca aktuale.
Kjo politikë ka sjellë kosto sociale për shqiptarët, që është reflektuar në zhvlerësimin e lekut si një taksë e fshehtë që ka sjellë ritjen e cmimeve, rënien e fuqisë blerëse, vështirësi në shlyerjen e kredive në valutë etj
Ndërkaq sipas buxhetit të 2010 rritja e pensioneve do jetë vetëm 3 miliard lekë,ose me një ritëm rritje prej 5 përqind. Kjo rritje modeste është krejtësisht e pamjaftueshme në kushtet kur kërkohet të rritet cmimi i energjisë elektrike në masën mbi 23 % dhe nuk do të shërbejë as për përballimin e inflacionit që do rezultojë nga rritja e cmimit të energjisë elektrike dhe cmimeve të tjera si pasojë e kësaj të fundit".