E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Inflacioni në maj sa gjysma e një viti më parë

 

Fabiola Çela

Shtrenjtohet çmimi i naftës dhe i benzinës. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se çmimet e karbur-anteve në muajin maj kanë pësuar rritje, në krahasim me muajt e mëparshëm. Sipas INSTAT-it, gjatë muajit maj rritje kanë pasur edhe shërbimet shëndetësore. Për rrjedhojë inflacioni në muajin maj është 2.1 për qind. Gjatë muajit maj, çmimet e mallrave ushqimorë kanë pësuar rënie.
Inflacioni
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin maj 2009 arriti 103.1 për qind, duke shënuar një ulje prej 0.8 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin maj është 2.1 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2 për qind” thuhet në publikimin e INSTAT-it. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit maj çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike kanë mësuar rënie. Ulje kanë pësuar edhe çmimet e perimeve. Gjatë muajit maj çmimet janë ulur edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, si vajra, qumësht, djathë etj. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” nuk ka ndryshuar gjatë këtij muaji, por brenda tij çmimet e veshjeve u ulën me 0.1 për qind, ndërsa çmimet e këpucëve u rritën me 0.3 për qind. Gjatë muajit maj janë rritur vetëm çmimet e karburanteve dhe shërbimet mjekësor. “Indeksi i grupit “Shëndeti” shënoi një rritje prej 0.4 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimeve të shërbimeve mjekësore me 1.1 për qind. Indeksi i grupit “Transport” shënoi një rritje prej 0.4 për qind. Gjatë muajit maj çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.6 për qind, dhe çmimi i benzinës 2.5 për qind”, thuhet në publikimin e Institutit të Statistikave. Por çmimet e karburanteve kanë vijuar të rriten. Vetëm pak ditë më parë, çmimet e tyre u rritën me 5 lekë për litër. Në pikat e tregtimit, një litër benzinë shitet me 131 lekë, një litër naftë eurodiezel e cilësisë së ulët shitet me 124 lekë, ndërsa eurodiezeli i cilësisë së lartë tregtohet me 129 lekë. Sipas importuesve të karburanteve në vend, shkak për këtë rritje të re çmimesh është shtrenjtimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare. Kjo pas sipas tyre për sa i përket çmimit të karburanteve në vend vetëm 7 për qind të çmimit e ka në dorë tregtari, ndërsa 93 për qind e çmimit reflektohet nga zhvillimet në tregun e jashtëm.

Çmimet

    Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.9 për qind.
    Indeksi në nëngrupin “fruta” shënoi një rritje prej 0.2 për qind.
    Çmimet e veshjeve u ulën me 0.1 për qind, ndërsa çmimet e këpucëve u rriten me 0.3 për qind.
    Indeksi i grupit “Transport” shënoi një rritje prej 0.4 për qind.
    Çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.6 për qind
    Çmimi i benzinës 2.5 për qind.
    Indeksi i grupit “Shëndeti” shënoi një rritje prej 0.4 për qind,
    Indeksi i grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një ulje prej 0.2 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›