E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Maqedonia e para në shkëmbimet tregtare me vendin tonë

Maqedonia mban vendin e parë në tregtinë e jashtme të vendit tonë me vendet e rajonit gjatë muajit janar të vitit 2009, bënë të ditur burime zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT). Gjatë muajit të parë të këtij viti, treguesi i importit me Maqedoninë ishte 455 milion lekë, e  ndjekur nga Kroacia me 183 milion lekë. Sipas të njëjtave burime, edhe në treguesin e eksportit Maqedonia mban vendin e parë me 90 milion lekë, e ndjekur nga Kroacia. Edhe gjatë vitit të kaluar, Maqedonia mbante vendin e parë në tregtinë e jashtme të vendit tonë me vendet e rajonit. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2008, në treguesin e importit Maqedonia realizoi shifrën e 9,676 miliadë lekë, e ndjekur nga Kroacia me 4,368 miliardë lekë, ndërsa për eksportin Maqedonia kapi shifrën e 3,223 miliardë lekë, ndërsa Kroacia shifrën e 188 milionë lekë, tregues këto më të lartë se një vit më parë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›