Policia Bashkiake kallëzim penal dy punonjëseve të Tatim-Taksave
TIRANË- Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, ka dorëzuar sot një kallëzim penal ndaj dy inspektoreve të Tatim Taksave në Bashkinë e Tiranës, Anila Cobani dhe Etleva Duro. Punonjëset, të lajmëruara për largim nga detyra, kallëzohen për sulm verbal dhe fizik, për kundërshtim në krye të detyrës, si dhe për kërcënim.
“Cobani dhe Duro prej ditësh dhunojnë institucionin e Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, duke mos lejuar funksionimin normal të kësaj zyre. Cobani dhe Duro, prej ditësh, fyejnë dhe kërcënojnë brenda zyrave të Tatim-Taksave, duke e bërë punën të pamundur. Në këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për të larguar nga ambjentet e punës dy punonjëset e lajmëruara për largim nga detyra”, thuhet në deklaratën e Policisë Bashkiake.
Ndërsa në një reagim të tyren, Anila Cobani dhe Etleva Duro pranojnë se kanë pasur një incident me Drejtorin e Policisë Bashkiake, duke theksuar se ky i fundit ka ushtruar dhunë mbi to.
(m.a/BalkanWeb)