Plani urbanistik Basha Hekurudha jashte vijes se verdhe te Tiranes
Plani urbanistik janar-shkurt konsultimet me qytetaret Kryetari Basha Procesi i legalizimeve eshte kompleks
Stacioni i trenit ne Tirane do te zhvendoset jashte vijes se verdhe ne afersi te Ktheses se Kamzes. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ne nje takim me studente te Arkitektures hodhi idene e ristrukturimit te atij qe sot eshte nje sherbim joeficent. Mund te kete nje te ardhme segmenti Tirane - Durres Tirane - Rinas por per momentin hekurudha eshte viktime e mjeteve alternative te transportit. Zhvendosja e hekurudhes jashte vijes se verdhe te kryeqytetit eshte zgjidhja me e mire. Kjo duhet bere dhe per sa me takon mua do te shoqerohet me implementimin e lighter-it pra hekurudhes se lehte e tramvajit ne rruget e qytetit.
Ndryshimet
Prandaj flas per nje terminal multimodal ne zonen qe permenda atje ku kemi nje hapesire rreth 80 mije metra katrore ne forme trapezoide ne zonen qe njihet si Pallatet e Malajzianit. Atje do te sherbehet treni qe ne kete koncept do te kete atje stacionin e fundit per te shkarkuar me pas pasagjeret tek trami qe do te jete pika hyrese ne Tirane. Autobuset interurbane te veriut jugut dhe perendimit do te perqendrohen gjithashtu ne kete pike se bashku me autobuset e qytetit qe do te sherbejne per qytetaret e kryeqytetit - shpjegoi Basha. Nuk ka vend ne Tirane per hekurudhe - tha kryebashkiaku Lulzim Basha gjate nje takimi me studentet e nje universiteti jopublik ne kryeqytet. Duke folur per vizionin e planit te ri urbanistik Basha theksoi domosdoshmerine e zhvendosjes se hekurudhes jashte vijes se verdhe te Tiranes. Kjo zhvendosje eshte zgjidhja me e mire por kjo do te shoqerohet me implementimin e hekurudhes se lehte tramit i cili ka te gjithe aftesine per tu kombinuar si nje mjet transporti me trenin dhe mjetet e tjera te transportit me parkingjet nentokesore - tha Basha. Realizmi ne teresi i planit te ri urbanistik u cilesua nga Basha si sfida me e madhe per Tiranen e cila ne dy dhjetevjecare tranzicion eshte zhvilluar si nje metropol ne mungesen e nje plani te mirefillte urbanistik qe do te parashikonte ne menyre te drejte zhvillimin e Tiranes brenda dhe jashte vijes se verdhe. Kryebashkiaku tha se plani urbanistik i ka munguar Tiranes prej me se 22 vjetesh nderkohe qe me realizimin e tij ky plan do te sjelle perfitime per qytetaret e kombin.
Legalizimet
Procesi i legalizimeve ka mbetur peng i disa artificeve te cilat mund te zgjidhen me lehte sesa fillimi i ketij procesi qe kerkoi nje vendim epokal sic ishte ligji i legalizimit u shpreh kryebashkiaku Lulzim Basha gjate nje takimi me studentet e nje universiteti jopublik. Duke iu pergjigjur pyetjeve te studenteve Basha vleresoi se procesi i legalizimeve eshte kompleks pasi per nje pjese derrmuese te rasteve behet fjale per prona publike ose private qe jane prekur nga ky proces. Por ligji i legalizimeve nderkohe qe u jep mundesine per legalizim nje komuniteti qe perfaqeson rreth 1/3 e shqiptareve hap shtegun e kompensimit te prones private - tha Basha sipas te cilit procesi i legalizimit ka ngecur sepse nuk ka ecur ne parametrat optimale pasi procesi deri tani duhet te ishte ne perfundim. Basha theksoi se ka nje ndergjegjesim total per ti dhene nje impuls te ri procesit ne nivelin e qeverise qendrore dhe se po merren masa per kete qellim per te zhbllokuar ato pika reale apo artificiale qe ngadalesojne procesin dhe per ta permbyllur ate ne nivel kombetar brenda nje kohe sa me te shkurter.