INSTAT: Rriten cmimet e ushqimeve Luljeta Ndoka
Pas nje periudhe 3-mujore te uljes se cmimeve te ushqimeve, ka nisur serish rritja e tyre. Lajmi vjen nga Instituti i Statistikes, i cili ka publikuar raportin e muajit gusht ne lidhje me Indeksin e Cmimeve te Konsumit. Ky i fundit ka shenuar nje rritje prej 0.3 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Keshtu, inflacioni per muajin Gusht, ka rezultuar 3.1 per qind. Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar, ai ishte 3.5 per qind.
Cmimet
Raporti i INSTAT, publikon cmimet e konsumit, sipas kategorizimeve. Keshtu, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shenoi nje rritje prej 0.7 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 4.8 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te kastraveceve me 29.6 per qind, patellxhaneve me 24.0 per qind, domateve me 7.9 per qind, bishtajave me 7.3 per qind, patateve me 3.0 per qind, etj. Nga ana tjeter, cmimet e nengrupit "fruta" shenuan nje ulje prej 1.4 per qind, ku mund te permendim uljen e cmimit te rrushit me 14.1 per qind, molleve me 9.0 per qind, dardheve me 4.8 per qind, shalqirit me 5.6 per qind, pjeprit 4.7 per qind, kumbullave, me 4.5 per qind, etj. Gjate muajit Gusht cmimet jane rritur edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve ku mund te vecojme rritjet ne nengrupin "sheqer dhe embelsira" me 0.9 per qind, "qumesht, djathe dhe veze" me 0.6 per qind, "vajra dhe yndyra" me 0.4 per qind, etj.
Grupe te tjera
Por, sipas Institutit te Statistikes, rritje kane pesuar jo vetem cmimet e ushqimeve, por edhe produkte qe kategorizohen ne grupe e nengrupe te tjera. Keshtu, indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan" shenoi nje rritje prej 0.2 per qind, brenda te cilit cmimet e pijeve alkoolike shenuan nje rritje prej 0.3 per qind dhe cmimi i duhanit nje rritje prej 0.1 per qind. Nga ana tjeter, indeksi i grupit "Transport" shenoi nje rritje prej 0.4 per qind. Gjate muajit gusht cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 0.1 per qind, ndersa cmimi i benzines nje rritje prej 0.2 per qind. Ne te kundert, indeksi i grupit "Veshje dhe kepuce" shenoi nje ulje prej 1.2 per qind, ku mund te vecojme uljen e cmimit te veshjeve per gra me 1.9 per qind, kepuceve per burra me 1.7 per qind, kepuceve per femije 1.0 per qind, etj.
INSTAT: Papunesia, 13,26 per qind
Instituti i Statistikes ka vleresuar dje se gjate tremujorit te dyte 2011 forca e punes eshte 1,071,581 persona, ndersa shkalla e papunesise se regjistruar eshte 13.26 per qind. Nga ana tjeter, numri mesatar i te punesuarve ne sektorin privat bujqesor per tremujorin e dyte 2011 eshte 506,664. Numri mesatar i te punesuarve ne sektorin privat jo bujqesor eshte rritur me 6.47 per qind krahasuar me tremujorin e dyte te vitit te kaluar. Sipas INSTAT, numri mesatar i te papuneve te regjistruar gjate tremujorit te dyte 2011 eshte 142,068 ndersa numri mesatar i te papuneve qe perfitojne pagese papunesie eshte 7,979. Niveli mesatar i ndihmes se pjesshme ekonomike eshte 3,386 leke ndersa niveli i ndihmes ekonomike te plote eshte 4,190 leke. Paga minimale eshte 19,000 leke, ndersa niveli baze i pageses se papunesise me VKM Nr 697,date 18/08/2010 eshte 6,565 leke.