E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritet indeksi i çmimeve të konsumit për muajin janar

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin janar 2009 arriti në 102.6 për qind  kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind krahasuar me muajin e kaluar, bënë të ditur te hënën burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT).  Indeksi i grupit Ushqime dhe pije joalkoolike shënoi një rritje prej 1.5 për qind,  me një ndikim prej 0.6 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 13.7 për qind vërehet në nëngrupin Zarzavate përfshirë patatet.    Indeksi në nëngrupin Fruta shënoi një rritje prej 3.8 për qind, ku përmendet rritja e çmimit të mandarinave me 10.4 për qind, mollëve me 7.6 për qind, dardhave me 5.2 për qind, bananeve me 1.2 për qind. Ndërsa çmimet e disa frutave të tjera pësuan ulje gjate muajit janar, ku përmendet ulja e çmimit të limonave me 6.8 për qind dhe portokalleve me 2.9 për qind.   Gjatë muajit  janar çmimet në disa nëngrupe te tjera të grupit të ushqimeve shënuan ulje, ku përmenden uljet në nëngrupet Vajra dhe yndyrna 2.5 për qind, Bukë dhe drithra  1.3 për qind, Qumësht, djathe e vezë 0.5 për qind, etj.      Indeksi i grupit Pije alkoolike dhe duhan shënoi një rritje prej 0.7 për qind, brenda të cilit  çmimet e pijeve alkoolike u rriten me 1.1 per qind dhe çmimi i duhanit u rrit me 0.4 për qind. Indeksi i grupit Veshje dhe këpucë shënoi një ulje prej 1.3 për qind, me një ndikim prej - 0.1 përqind në totalin e ndryshimit mujor. Indeksi i grupit Shëndeti shënoi një rritje prej 1.1 për qind, rritje e ardhur si  rezultat i rritjes së çmimeve të shërbimeve mjekësore, paramjeksore e dentare me  2.7 për qind. Të njëjtat burime theksojnë se indeksi i grupit Transport shënoi një ulje prej 1.8 për qind. Gjatë muajit janar çmimi i naftës shënoi një ulje  prej 8.9 për qind dhe çmimi i benzines një ulje prej 6.4 për qind.

Email This Klikime: 7

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›