E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i jashtëm miraton tre ambasadorët

Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme ka miratuar sot tre emra të ambasadorëve të rinj. Kështu, Shpëtim Çaushi është emëruar për të përfaqësuar ambasadën shqiptare në Beograd, Vlater Ibrahimi për në Gjermani, ndërsa Edmond Kraka për në Lisbonë të Portugalisë. Tre kandidaturat janë emëruar vetëm nga deputetët e mazhorancës në komisionin e jashtëm, sepse anëtarët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm. Pas, emërimit nga ana e komisionit parlamentar, pritet që presidenti Bamir Topi të hedhë firmën përfundimtare, që zyrtarisht këto emra të përfaqësojnë Shqipërinë në vendet përkatëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›