E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal i qeverisë Berisha me monopolin ekpertëve kontabël, fshihet VKM nga faqe zyrtare e kryeministrisë

Gruaja e Rusmalit dhe Sherefedin Shehu hartojnë ligj për interesat e tyre
Një tjetër skandal ka përfshirë së fundmi qeverinë Berisha. Pas monopolit të naftës, krijohet monopoli i dytë qeveritar i ekspertëve kontabël. Zv/ministra dhe njerëz të rëndësishëm të qeverisë, të cilët punojnë dhe paguhen edhe në shoqatën IEKA, kanë hartuar dhe kaluar në mënyrë të fshehtë në qeveri projektligjin për "Auditimin Ligjor dhe Ekspertët Kontabël", duke e monopolizuar atë në favor të kësaj shoqate. Edhe pse është konsideruar nga ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtarë si një ndër skandalet më të mëdha të Shqipërisë përsa i përket fushës së auditimit dhe kontabilitetit, Gruaja e Ilir Rusmailit, Linda Rusmaili, drejtoreshë juridike në Ministrinë e Financave, njëkohësisht kryetare e dhomës së disiplinës tek IEKA, dhe zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, përfaqësues mbikëqyrës i Ministrisë së Financave për IEKA-n, Ylber Bejzo, drejtor i kontabilitetit të Ministrisë së Financave dhe anëtar i dhomës së apelit të IEKA-s bëjnë monopol ekspertët kontabël dhe auditët me projektligjin që kanë kaluar në mënyrë mafioze në qeveri. Kjo e fundit, po në mënyrë mafioze nuk e zbardhi vendimin për kalimin e këtij projektligji për interesa të një grupi të caktuar individësh të veshur me pushtet. Ende nuk dihet se përse ky projektvendim nuk është afishuar në faqen e Këshillit të Ministrave, por me këtë projektligj i shkaktohet vendit një dëm ekonomik 400-500 milionë euro në vit, që vjen nga evazioni fiskal. Për këtë projektligj është shprehur kundër edhe Ministria e Drejtësisë, Ekonomisë si dhe ajo e Integrimit, megjithatë pavarësisht kundërshtive, të gjitha lëvizjet janë bërë në mënyrë tejet të fshehtë, duke arritur që ky projektligj të kalohet në qeveri. Projektligj për auditimin ligjor dhe ekspertët kontabël është i lidhur me interesat e disa bankave të mëdha, të cilat janë në prag të falimentimit dhe nuk dëshirojnë që të auditohen nga auditues dhe ekspertë të pavarur, por kërkojnë të fshehin vështirësitë e tyre financiare me këtë projektligj që ligjëron mashtrimin. Bankat dhe kompanitë punojnë me dy bilance. Një bilanc e bëjnë për veten e tyre që është me disa qindra milionë lekë fitime dhe një tjetër bilanc me humbje, e paraqesin në tatime. Të gjitha këto bilance janë firmosura nga këto ekspertë kontabël që me këtë projektligj po marrin monopolin e auditimit dhe të kontabilitetit në Shqipëri,në kundërshtim me rekomandimet e Bankës Botërore,në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Europian, në kundërshtim me Ligjin për Konkurrencën, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Me këtë projektligj, Ministria e Financave kërkon të vendosë monopolin për mbikëqyrjen financiare dhe në këtë mënyrë duan të fshehin krizën ekonomike. Me këtë projektligj,që kërkohet të kalohet në Parlament,shumë shpejt bankat do të thellojnë borxhet e tyre dhe qytetarët shqiptarë do të përjetojnë një vit 1997 të dytë, ndaj komuniteti i ekonomistëve dhe i biznesit duhet ta hedhë poshtë këtë projektligj dhe të bëhet një projektligj tjetër në bashkëpunim me ekspertët e Bashkimit Europian dhe të Bankës Botërore. Projektligjin e kaluar në Këshillin e Ministrave mund ta konfirmoni në faqen e Ministrisë së Financave www.minfin.gov.al, ndërsa në faqen www.ieka.org.al mund të konfirmoni emrat e këtyre personave që janë në organet drejtuese. Pra do të shihni qartë se kemi të bëjmë me një konflikt të pastër interesi, që ka Ministria e Financave në përgatitjen e projektligjit Për auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Eksperteve Kontabël dhe të Kontabilistit të Miratuar. Pra nëse ky projektligj arrin të bëhet ligj, kështu do të bëhet e mundur ligjërimi i vjedhjes.
Projektligji për auditimin ligjor dhe ekspertët kontabël
Neni 12 i projektligjit përcakton krijimin e një organizmi profesional të quajtur IEKA, regjistruar me vendim gjykate të vitit 1998, pra i jep fuqi prapavepruese ligjit si të vetmin organizëm profesional ne treg përgjegjës për kualifikimin profesional të audituesve të cilët ligji i quan ekspertë kontabël si dhe në mënyrë të kundërligjshme e ngarkon edhe me kontrollin e cilësisë, hartimin e rregullave të stazhit si dhe me administrimin e veprimtarisë se organizimit profesional të audituesve. Neni 29 direktiva e 8 të BE, pika a dhe B përcakton se kontrolli i cilësisë duhet të jetë i pavarur dhe i përjashtuar nga çdo lloj ndikimi prej audituesve dhe shoqëritë e auditimit. Në bazë të projektligjit neni 9, IEKA regjistrohet si OJF, dhe ka monopolin e rregullimit te veprimtarisë se auditimit. Dispozitat që rregullojnë IEKA-n krijojnë një situatë në kundërshtim me direktivën përkatëse të BE-së që synohet të rregullohet me këtë ligj. Kjo pasi krijimi i një situate monopol faktik dhe ligjor në fushën e ofrimit të shërbimeve profesionale, mund të sjellë pasoja shumë të rënda në një realitet ku korrupsioni është një fenomen, lufta ndaj të cilit është një nga prioritet e qeverisë. Kjo sjell edhe diskriminimin me pa të drejtë të organizmave të tjera profesionale. Ky projektligj është në kundërshtim me Ligjin për Konkurrencën, në kundërshtim me ligjin për OJF-teë, në kundërshtim me rekomandimet e Bankës Botërore, në kundërshtim me direktivën e 8-të të BE. Asnjë grup interesi nuk është dakord me këtë projektligj, i cili gjendet në faqen e Ministrisë së Financave www.minfin.gov.al. Ndërsa emrat e grupit të punës dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave që bëjnë pjesë në organet drejtuese të IEKA-s, mund ti gjeni në sitin www.ieka.org.al.

************************************
Grupi i punës së hartimit të projektligjit
Sherefedin Shehu -zv Ministër - Përfaqësues Mbikqyrës i IEKA
Linda Rusmajli Drejtoreshë Juridike e Ministrisë së Financave, Kryetare e dhomës së disiplinës tek IEKA (paguhet nga IEKA)
Ylber  Bejzo Drejtor i Kontabilitetit në Ministri të Financave, anëtar i kësaj dhome (paguhet nga IEKA)  

   
Dhoma e apelit për regjistrimin
Ilir Bicja, Kryetar
Dorina Klosi, Anëtar Plotësues
Enver Kalemi, Anëtar (Min. Financave)
Ergys Qirici, Anëtar Plotësues (Min. Financave)

Përfaqësues mbikqyrës
Sherefedin Shehu (Min. Financave)
Ylber Bezo (Min. Financave)
Arben Zace ( Min  Financave)

Komisioni i dispilinës
Arvit Uruçi, Kryetar
Anila Cili, Anëtar Plotësues (Min. Financave)
Iva Seseri, Anëtar
Alida Kondi, Anëtar Plotësues
Agim Qenami, Anëtar

Dhoma e apelit për disiplinën  
Linda Rusmali, Kryetar (Min. Financave)
Sonila Malk, Anëtar
Gjinovefa Arizaj, Anëtar Plotësues
Islam Mana, Anëtar
Elvana Tivari, Anëtar Plotësues
Mimoza Dhëmbi, Anëtar (Min. Financave)
Sybi Hida, Anëtar Plotësues (Min. Financave)
Salie Tahiri, Anëtar
Nevila Konomi, Anëtar Plotësues
Ylber Bezo, Anëtar (Min. Financave)

Email This Klikime: 139

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›