E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton 26 vjeçarin, ndalohet drejtuesi i mjetit

Burime të policisë lokale thanë se një mjet tip kamionçinë që drejtohej nga Sherif Lamcja, 33 vjeç, u përplas me një çiklomotor që drejtohej nga 26 vjeçari Gëzim Met’hasa". Sipas burimeve, ky i fundit ka marrë plagë të rënda 

ELBASAN-Një aksident me plagosjen rëndë të një 26 vjeçari ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë, në vendin e quajtur “Ura e Shkumbinit “ në qytetin e Elbasanit. Burime të policisë lokale thanë se “një mjet tip kamionçinë me targë EL 9211A, që drejtohej nga Sherif Lamcja, 33 vjeç, u përplas me një çiklomotor që drejtohej nga 26 vjeçari Gëzim Met’hasa". Sipas burimeve, ky i fundit ka marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›