INSTAT: Shitjet në ndërtim dhe industri u rritën 10.1% në 2008-n
Indeksi i volumit të shifrës së afarizmit në 3-mujorin e katërt të vitit 2008 arriti 147.0 për qind, kundrejt 3-mujorit mesatar (2005=100), duke shënuar një rritje 7.9 për qind krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm. Krahasuar me 3-mujorin e katërt 2007 ky tregues rezulton me 21.7 për qind rritje, bënë të ditur INSTAT. Në sektorin e prodhimeve, ku përfshihen degët industri dhe ndërtim, në 3-mujorin e katërt të vitit 2008 ky tregues shënoi rritje prej 10.1 për qind, krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm, ndërsa në sektorin e shërbimeve, ku përfshihen degët tregti, hotele, transport, shërbime informatike dhe arkitekturale, shënoi rritje prej 6.6 për qind. Sipas të njëjtit burim, krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit 2007 rritja është përkatësisht 19.4 për qind në sektorët prodhues dhe 23.7 për qind në sektorët e shërbimeve. Në industri, ky tregues krahasuar me 3-mujorin paraardhës në degën energji elektrike dhe ujë paraqitet me rritje 7.6 për qind, ndërsa në industrinë nxjerrëse dhe industrinë përpunuese paraqitet me rënie përkatësisht 25.7 dhe 1.2 për qind. Krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit 2007, shifra e afarizmit rritet 16.8 për qind, duke pasqyruar rritje dhe në degët si industri përpunuese 16.6 për qind dhe energji elektrike dhe ujë 28.8 për qind, ndërsa paraqitet me rënie në industri nxjerrëse 12.3 për qind. Në ndërtim, volumi i shifrës së afarizmit rritet 22.7 për qind, krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm, ndërsa krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit 2007 rritja shkon 21.1 për qind. Në tregti, indeksi paraqet me rritje 9.5 për qind krahasuar me 3-mujorin e tretë të 2008-s, ndërsa krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit 2007 rritja shkon 25.6 për qind. Në transport dhe komunikacion ky tregues paraqet rënie 7.1 për qind krahasuar me 3-mujorin paraardhës.
Kriza, Shqipëria i vetmi vend i Ballkanit që nuk kërkoi ndihma nga FMN-ë
Vendet e Ballkanit kanë aplikuar muajin e fundit për të përfituar nga fondi i ndihmës financiare që FMN-ja do të japë për këto shtete në kuadër të krizës ekonomike botërore. Bullgaria, Rumania, Turqia, Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Kroacia, që të gjitha janë vende të cilat kanë pranuar prekjen nga kriza globale në sektorët e ndryshëm të ekonomisë, kanë përgatitur paketat antikrizë por dhe kanë aplikuar pranë organizmave ndërkombëtar për ndihma financiare dhe donacione. I vetmi shtet që ka mbetur jashtë kësaj liste, por jo prej harresës së ndërkombëtarëve por prej dëshirës së vet qeverisë së shtetit, është Shqipëria. Vendi ynë ose më mirë qeveria shqiptare nuk e ka pranuar krizën ekonomike globale duke u deklaruar para organizmave ndërkombëtar se “mbetet akoma e paprekur nga ajo (kriza)”. Ndërkohë qeveria shqiptare sapo ka mbyllur dhe marrëdhëniet me FMN-në, e cila si për hironi është duke financuar me fonde ndihme të gjitha vendet e rajonit përfshi shtetet fqinje. Shteti si Bulgaria, Rumania apo dhe Serbia, i kanë kërkuar FMN-së fonde nga 20 miliard euro e më tepër, si masë për të përballuar krizën ekonomike dhe pasojat e saj që mund të jenë afatgjata. Ndërkohë sëfundmi kanë aplikuar edhe shtet si Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia, të cilat nuk kanë nguruar që të kërkojnë para borxh nga institucionet ndërkombëtare për të mos fundosur ekonominë e vendit të tyre. Shteti që ka kërkuar shifrën më të madhe në rajon ka qenë Turqia e cila nuk ka nguruar t’u kërkojë donatorëve të huaj plot 45 miliard euro si ndihmë për ekonominë në vështirësi.
16 Prill 2009