Çmimi i energjisë, qeveria frenon rritjen për arsye të fushatës zgjedhore
ERE deklaron se këtë vit nuk do të ketë rritje çmimi. Energjia, vitin e ardhshëm mund të rritet nga 8-15 %
Ervin KOÇI
Çmimi i energjisë elektrike mbetet akoma në dyshim nëse do të rritet këtë vit apo vitin që vjen (2010). Por duket se ajo që e ka ndalur qeverinë të ndërmarrë një veprim të tillë është vetëm fushata elektorale dhe zgjedhjet e 28 qershorit, edhe pse kompania që do të privatizojë OSSH-në por edhe Banka Botërore e kanë kërkuar me insistim një gjë të tillë. Këtë mundësi e ka lënë të hapur dje edhe kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepvravishta, i cili foli për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë pas privatizimit të OSSH-së. Sipas tij, heqja e TVSH-së për faturat e konsumatorëve është në dorë të qeverisë. Sipas tij, ERE është i vetmi institucion i cili mund të vendosë për rritjen ose jo të çmimit të energjisë, por duke iu përgjigjur interesit të medias nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë për vitin 2009 ai tha se," ende është herët për të folur". Një ditë më parë ekspertët e Bankës Botërore sqaruan se në pagesën e energjisë, një në 5 lekë i shkon shtetit dhe jo kompanisë, ndaj është në dorë të ekzekutivit për të vendosur ta heqë atë ose jo. BB-ja parashikon që çmimi i energjisë të rritet nga 9- 15 për qind, në varësi të tregut ndërkombëtar, çka do të reflektohet direkt te konsumatorët.
Skemat e BB-së
BB-ja deklaroi se në 2010-ën do të ketë një rritje të çmimit për këtë mall, ndërsa masa e rritjes do të bëhet në varësi të tarifave që ajo do të blihet në tregun ndërkombëtar. Sipas përfaqësuesit të BB-së, nëse çmimi i energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, gjatë vitit të ardhshëm, do të qëndrojë në kuotat që ai shitet sot, atëherë për konsumatorin shqiptar do të ketë një rritje 8- 9 për qind. Po kështu përfaqësuesit e BB-së thanë dy ditë më parë në Tiranë se, “një shtrenjtim i mundshëm i energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2010, do të pasqyrohej më një rritje nga 10- 15 për qind për konsumatorin shqiptar”. Sipas ekspertëve, muajt e parë të vitit 2009, janë karakterizuar nga një regjim çmimesh të ulëta për energjinë elektrike në rajon, pasi kriza ekonomike ka ulur kërkesën nga industritë e ndryshme për këtë produkt.
Konsumatorët familjarë
Gjatë muajve të parë të vitit 2009, çmimi më i ulët i energjisë elektrike që një kompani importuese ka ofruar për Shqipërinë, ka qenë 49 euro për MW/h, ose deri në 41 euro më lirë sesa është ofruar gjatë vitit 2008, ku çmimet e ofruara nga kompanitë arrinin deri në 100 euro për MË/h. Referuar të dhënave të BB-së, në rast se regjimi i çmimeve në tregun rajonal për vitin 2009, vazhdon të ndiqet edhe gjatë vitit 2010, atëherë një konsumator familjar, i cili ka konsumuar nën 300 kilovat, nuk do të paguajë më 7 lekë, por 7.6 lekë për kilovat. Ndërsa një konsumator familjar që ka harxhuar mbi 300 kilovat, nuk do të paguajë më 12 lek por 13.8 lekë për çdo kilovat të konsumuar. Në skenarin më të keq, nëse çmimi i blerjes së energjisë arrin nivelet e vitit 2008, ku çmimi më i ulët i importit ka qenë 63.5 euro për MW/h, konsumatorët familjarë do të paguajnë nga 8 deri në 13.8 lekë për kilovat orë, pa TVSH.
Bizneset
Aktualisht, bizneset paguajnë tarifa të ndryshme energjie, në varësi të nivelit të tensionit dhe periudhës pik. Bizneset paguajnë tarifa që variojnë nga 5.2 lekë deri në 12 lekë dhe çmimi mesatar është 8.71 lekë për kilovat/orë. Me rritjen e çmimeve që do të aplikohet vitin e ardhshëm, çmimi mesatar për kilovat/orë për subjektet e biznesit parashikohet të arrijë deri në 10 lekë.
Energjia, OSSH thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat
Faturimi i energjisë elektrike në mënyrë korrekte ose jo, për qytetarët po merr vëmendje kryesore nga Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, të cilët synojnë të vendosin besimin mes kompanisë dhe konsumatorit. Sipas shifrave zyrtare në tre muajt e parë të vitit në të gjithë vendin janë 8975 ankesa që lidhen me faturën, me matësin apo lidhjen e kontratës. Por pjesa që prek direkt buxhetin e qytetarëve, mbifaturimi, faturimi aforfe dhe leximi i pasaktë zë vetëm 12.4 për qind të të gjithë ankesave në të gjithë vendin. Pavarësisht shifrës jo të larte, drejtuesit e OSSH-së, janë të angazhuar për t’i dhënë zgjidhje çdo ankese. Drejtuesit e OSSH-së janë të vetëdijshëm për rastet e ankesave dhe për këtë arsye drejtori i shitjeve, Ilirjan Shkëmbi, u bën thirrje konsumatorëve të punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve. Sipas tij, për shkak të mirëmenaxhimit të kompanisë, krahasuar me një vit më parë, furnizimi i konsumatorëve me energji është përmirësuar, ç’ka ka sjellë edhe rritjen me 5 për qind të konsumit. Sipas shifrave zyrtare, një problem që duket se nuk po merr zgjidhje nga ana e OSSH-së është mosmarrja e faturës së energjisë elektrike nga qytetarët, çështje që zë 61 për qind të të gjitha ankesave të konsumatorëve. Sipas OSSH-së, “kjo çështje do të mbetet në këtë gjendje për sa kohë Posta Shqiptare, që shpërndan faturat të mos përmirësojë cilësinë e shërbimit”.
16 Prill 2009