INSTAT: Shtrenjtohen çmimet në fund vit
10/12/2008 Inflacioni në nëntor 2,6 për qind, vjet ishte 3,5 për qind
Fundi i vitit rezulton të jetë më i shtrenjtë për xhepat e shqiptarëve. Përveç çmimeve më të shtrenjta me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në treg, këtë gjë e konfirmojnë edhe të dhënat e INSTAT-it. Kjo në fakt është një situatë që përsëritet çdo vit, por çuditërisht inflacioni për muajin që lamë pas është më i vogël se ai i një viti më parë. “Ndryshimi vjetor në muajin nëntor është 2.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.5 për qind”, - thuhet në njoftimin e specialistëve të INSTAT-it. Rritje të çmimeve kanë pësuar ushqimet dhe grupet e tjera të produkteve të shportës, që kryesisht i përkasin mallrave të importit. Përjashtohen nga kjo rritje vetëm frutat, karburantet dhe disa mallra që kanë pësuar ulje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe me muajin e kaluar. Kështu, sipas të dhënave të INSTAT-it, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.1 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 3.3 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. “Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të kastravecëve me mbi 50 për qind, patëllxhanëve me 49.2 për qind, specave me 39.1 për qind etj”, - theksojnë ekspertët në analizën e këtyre të dhënave. Po kështu, gjatë muajit nëntor çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve. “Ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet, “peshk” 1.6 për qind, “mish” 0.3 për qind. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një rritje prej 0.6 për qind, me një ndikim prej 0.03 për qind në totalin e ndryshimit mujor”, - thuhet në raportin e INSTAT-it. Sa i përket uljes së çmimeve ato janë shënuar në çmimet e disa zarzavateve të tjera, si spinaqi 16.8 për qind, sallata jeshile 11.8 për qind, lulelakra 25.8 për qind. Grupi i frutave ka pasur ulje më të mëdha, kështu në total ky grup shënoi një ulje prej 3.8 për qind. “Mund të përmendim uljen e çmimit të portokajve me 14.6 për qind, kivit me 11.5 për qind, mandarinave me 9.2 për qind, limonëve me 4.8 për qind, mollëve me 4.3 për qind”, - thanë ekspertët e INSTAT-it. Nga ana tjetër edhe indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një ulje prej 0.1 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit u ul me 0.3 për qind. Indeksi i grupit “Transport” shënoi një ulje prej 2.5 për qind, gjatë muajit tetor çmimi i naftës shënoi një ulje prej 9.0 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 9.5 për qind. Ndryshimet në grupet e tjera varijojnë nga - 0.1 për qind në + 0.2 për qind. Në total indeksi i çmimeve të konsumit në nëntor 2008 arriti 101.26 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 me një ulje prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e kaluar.