E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Tregiat me vendet e europës zë 63% të aktivitetit tregtar

Tregtia me vendet e Bashkimit Europian  zuri  63 për qind gjatë muajit dhjetor 2008, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 70,1 për qind dhe importi 27,5 për qind, ndërsa me Greqinë eksporti është 7,2 për qind dhe importi 11,2 për qind. Sipas të njëjtave burime, disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur janë: për eksportin, Austri, Kinë, SHBA, Ukrainë, Kosovë etj dhe për importin, Austri, Britani e Madhe, Gjermani, Ukrainë, Zvicër, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›