E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hëna Coctail, teatri i varietesë shqiptare

Për herë të parë në Shqipëri, merr jetë një projekt kaq i rëndësishëm Hëna Coctail, për ngritjen profesionale dhe trajnimin e talenteve të reja në gjininë e humorit, aktrimit, këngës dhe baletit, ku qëllimi final është interpretimi skenik. Në përgjithësi, talenti shqiptar është përballur deri më sot, vetëm me performanca televizive, ku asnjëherë nuk është punuar seriozisht,

por janë përdorur thjesht për mbarëvajtjen dhe qëllimin e programit në fjalë. Gjithashtu, aktualisht mungon një strukturë e trajnimit dhe e përgatitjes skenike në gjinitë e mësipërme. Duke u bazuar në eksperiencën më të mirë europiane të shkollave të spektaklit (si p.sh. D.A.M.S. i Bolonjës) ku punohet seriozisht me talentin, kështu u mendua që të hapet një institucion të ngjashëm për trajnimin dhe përgatitjen e talenteve të reja, përgatitje e cila nuk mësohet aktualisht në sistemet shkollore klasike. Qëllimi kryesor është jo vetëm krijimi i një trupe profesioniste e përbërë nga humoristë, këngëtarë e balerinë, por përgatitja e vërtetë skenike e çdo talenti që në karrierën e tij do të zgjedhë ekranin televiziv. Kjo qendër e trajnimit e prodhimit artistik, përveç përgatitjes,do ti ofrojë talenteve të reja mundësinë e interpretimit në skenë dhe në ekranin televiziv. Kjo strukturë e trajnimit dhe përgatitjes do të jetë e hapur edhe për të gjithë talentet e diasporës shqiptare, kudo që ndodhen. Struktura e trajnimit dhe prodhimit artistik është ngritur në një ambient rreth 1.000m në afërsi të sheshit Zogu i zinë Tiranë. Në shërbim të talenteve të reja janë ngritur ambientet si më poshtë: Klasa e aktrimit skenik, salla e baletit, klasa e kantos moderne etj. Profesionistët më në zë të artit shqiptar, si brenda dhe jashtë vendit janë stafi drejtues i përbërë nga: Koço Devole, Bujar Kapexhiu, Gazmend Gjoka, Gjhergj leka etj. Stafi drejtues i qendrës, në datat 18-19 mars do të zhvilloje audicionet mbarëkombëtare të talentit në Akademinë e Arteve. Shfaqja e parë (premiera) do të jepet në ditët e para të shtatorit. Kjo variete do të preke skenat më të mira shqiptare në një turne të organizuar nga qendra e spektaklit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›