Xhon Terri kërkon bisedime me Abramoviç
Xhon Terri kërkon të ulet në një tavolinë bisedimesh me pronarin e Çelsit, Roman Abramoviç, për të diskutuar mbi të ardhmen e tij. Kapiteni i bluve është i acaruar, pasi askush nga klubi nuk ka folur me të qëkur Mançester Siti prezantoi për atë një ofertë prej 30 milionë paundësh. Mbrojtësi ndihet i fyer nga heshtja e klubit. Një nga miqtë më të ngushtë të tij shprehet se, Terri ndihet i lënë pas dore: "Është e pabesueshme - edhe pse ai është kapiteni i Çelsit dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të bluve, asnjë nga drejtuesit nuk është përpjekur të flasë me të. Xhon kërkon të dijë se çfarë është duke ndodhur dhe çka është më e rëndësishme, nëse Çelsi kërkon ta mbajë apo të arkëtojë para nga transferimi i tij".