Lusio, në horizont shfaqet Man. Siti
Mark Hjuxhs vazhdon të kërkojë një mbrojtës të fortë qendre, i cili do t‘i japë më shumë siguri Mançester Sitit në objektivat për t‘u shndërruar në skuadër elitare jo vetëm në Angli, por edhe në Europë. Sipas mediave britanike, klubi i sheikëve arabë do të bëjë një ofertë të tretë për Xhon Terrin, e nëse akordi nuk arrihet do të studiohen alternativa të tjera. Pas kapitenit të Çelsit, në listën e dëshirave është Lusio dhe oferta 10 milionë eurove shihet si e mjaftueshme për brazilianin e Bajernit të Mynihut. Mbrojtësi, i cili ndihmoi "seleçaon" të fitonte Kupën e Konfederatave, nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar karrierën në një tjetër kampionat, nëse Van Gal e cilëson të panevojshëm për bavarezët.