Berisha pranon krizën ekonomike
Kryeministri Sali Berisha pranoi dje për herë të parë se qeveria ka nevojë të bëjë shkurtime të shpenzimeve, për shkak të krizës botërore, ndërkohë që qeveria e drejtuar prej tij miratoi rritje të disa llojeve të taksave mbi konsumin.
"Kryeministri Berisha kërkoi nga ministrat e kabinetit qeveritar shkurtim të shpenzimeve operative në masën 10 për qind, në një kohë kur ekonomia botërore po kalon një krizë financiare", njoftoi dje zyra e Kryeministrit.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes të buxhetit të shtetit për këtë vit janë programuar në 275 milionë euro këtë vit, ose 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shkurtimi i tyre me 10 për qind i ul shpenzimet e përgjithshme të buxhetit me më pak se 1 për qind, pra është e papërfillshme.
Qeveria nuk pranoi për asnjë çast prekjen e vendit nga kriza përgjatë të gjithë gjysmës së parë të këtij viti, edhe pse të ardhurat buxhetore u tronditën rëndë nga rënia e të ardhurave fiskale. Qeveria deklaroi vazhdimisht se rritja ekonomike e vendit për këtë vit do të jetë 4.5 për qind, shifër kjo që sipas ekspertëve "shpreh një dëshirë paraelektorale, por jo një realitet". Me mbarimin e zgjedhjeve, të gjithë ekspertët patën parashikuar me lehtësi një periudhë shumë të vështirë, ku qeveria detyrohet të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet për të rikuperuar ekzagjerimet e kryera në periudhën paraelektorale.
Taksim më i rëndë për shqiptarët
Bashkë me kërkesën për uljen e shpenzimeve, qeveria vendosi dje të rrisë dje akcizat për duhanin dhe alkoolin, të taksojë disa biznese të lidhura me reklamat tabelare nëpër rrugë etj. Qeveria nuk e publikoi të plotë vendimin për rritjen e akcizës, pra fshehu masën e rritjes, por gjithsesi, ligji i ri pritet të miratohet në Kuvend jo më parë se shtatori i këtij viti. Rritja e akcizës së cigareve ka qenë sporti i parapëlqyer i qeverisë gjatë katër viteve të fundit. Çmimi i cigareve për konsumatorët finalë është rritur me më shumë se 50 për qind, ndërkohë që hendeku mes taksimit në Shqipëri dhe taksimit në vendet fqinje, i ka hapur rrugë kontrabandës së vogël. Rritja e akcizës për cigaret ishte përgatitur që para zgjedhjeve, por u mbajt i fshehtë për të mos krijuar pakënaqësi mes votuesve. Në Shqipëri numërohen rreth 800 mijë vetë konsumatorë të duhanit.
Tre muaj më parë, qeveria rriti akcizën e karburanteve me 10 lekë për litër, gjë që solli edhe inflacion të lartë të pazakontë për periudhë krize. Por as kjo rritje, që teorikisht sjell 40-45 milionë euro më shumë të ardhura, nuk e shpëtoi buxhetin nga rritja e fortë e deficitit.
Rritjet
"Do të rritet në mënyrë të ndjeshme taksa e tabelave të reklamave në qytetet dhe rrugët e Shqipërisë. Deri më sot, kjo taksë ka qenë shumë e ulët, ka qenë qesharake, ndërsa tani merr një vlerë të re, të rëndësishme. Kjo masë ndërmerret për të ndihmuar autoritetet vendore, por edhe për ta kufizuar në një shkallë ndotjen vizive që japin reklamat, për të cilat sot ka tendencë botërore drejt kufizimit të tyre", tha Kryeministri. Berisha thotë se në këtë mënyrë do të luftohet "ndotja vizive" nëpër qytete, por burime të mirinformuara bëjnë të ditur se pas këtij veprimi fshihet hakmarrje politike e mazhorancës së kryesuar prej tij.
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për lojërat e fatit", i cili ka si qëllim rishikimin e niveleve të tarifave fikse për kazinotë, duke rritur nivelin e tyre, në krahasim me nivelet që aplikohen aktualisht.
Në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi për një ndryshim në ligjin "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", në të cilin përcaktohet rritja e akcizës për pijet alkoolike, kafen dhe duhanin. Vendimi synon përafrimin e nivelit të akcizës, për këtë kategori mallrash, me nivelet e rajonit, si dhe me nivelet e BE-së.
Kriza
Buxheti në vështirësi
Kërkesa e Kryeministrit për shkurtimet e shpenzimeve vjen në një kohë kur ecuria e buxhetit të këtij viti paraqet një situatë shumë të vështirë. Gjatë periudhës janar-maj, të ardhurat janë realizuar rreth 80 milionë dollarë më pak se plani, ndërkohë që shpenzimet janë realizuar vetëm 20 milionë dollarë më pak se plani. Për pasojë, deficiti i buxhetit është tejkaluar me 131 për qind, pavarësisht se ishte parashikuar sakaq tepër i lartë.
Për shkak të rënies së fortë të të ardhurave, qeveria u detyrua të marrë para borxh nga Banka e Shqipërisë dhe fondi i sigurimeve shoqërore e shëndetësore gjatë muajit maj. Për më tepër, më 16 korrik, një ankand tjetër me përmasa të pazakonta pritet të zhvillohet për tërheqjen e 31 miliardë lekëve bono thesari.