FMN: Rajoni i Ballkanit, krizë edhe më e thellë
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se bota po lëviz jashtë zonës së recesionit të paprecedent, por stabilizimi deri tani është i pasigurt, ndërsa rigjallërimi do të jetë ngordhalaq. Në një rivlerësim të situatës botërore, FMN-ja paralajmëroi se recesioni në Europën Qendrore e Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të jetë më i rëndë nga sa ishte parashikuar në prill. Në mënyrë indirekte, ky parashikim mund të gëlltisë edhe atë pak rritje ekonomike që Shqipëria besohej se do të përjetonte këtë vit.
Kështu, rajoni ynë pritet të përballet me rënien prej 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas vlerësimit të djeshëm, ndërkohë që tre muaj më parë, rënia ishte parashikuar në 3.7 për qind. Rritja ekonomike e Shqipërisë ishte parashikuar 0.4 për qind në prill, ndërsa pas shifrave të reja, vlerësohet se do të jetë negative. Por, vlerësimi i djeshëm i FMN-së prezantoi shifra për rajonet dhe jo për vendet. Të dhënat e detajuara pritet të publikohen pas disa muajsh.
Ekonomia shqiptare është prekur rëndë nga kriza botërore, por për shkak se është vendi dytë më i varfër në kontinent, (pas Kosovës), ku një pjesë e rëndësishme e ekonomisë nuk ka lidhje me botën e jashtme, rënia ka qenë më e vogël. Kosova, si vendi më i varfër, pritet të ketë rritje ekonomike 3.4 për qind këtë vit, shumë më të lartë se Shqipëria. Sipas shumicës dërrmuese të ekspertëve, më e keqja duket se nuk ka kaluar ende për Shqipërinë, për shkak se pasojat e krizës shfaqen në vendin tonë me disa muaj vonesë.
Sipas FOM-së, prodhimi botëror pritet të ulet me 1.4 për qind këtë vit, sipas vlerësimit të ri, ku vendet e zhvilluara do të vuajnë pasojat më të rënda. Bota do të rikthehet te rritja ekonomike vitin e ardhshëm, por Italia dhe vendet e tjera, nga varet në mënyrë të shumëfishtë edhe mirëqenia e Shqipërisë, do të vijojnë të vuajnë edhe gjatë vitit 2010.