Lajme kronike
07/10/2009 Na pranga Ardian Gjini dhe Ervin Shini. 1.5 milionë euro pakoja
Bolonja, arrestohen 2 shqiptarë me kokainë
Droga prej 18 kg ishte fshehur në serbatorin e makinës
BOLONJA- Dy emigrantë shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve për akuzën e trafikut të drogës. Ardian Gjini, 29 vjeç, klandestin në Itali dhe Ervin Shini 31 vjeç, janë arrestuar nga policia e Bolonjës gjatë një operacioni blic që rezultoi në sekuestrimin e 18 kilogramëve kokainë. Duke ju referuar agjencive të lajmeve italiane mësohet se droga ju gjet shqiptarëve në makinën e tyre tip Mercedes brenda serbatorit të saj, ndërsa një pjesë e vogël ishte vendosur edhe në bagazh. Ndërkohë që një tjetër person është arrestuar gjatë këtij operacioni. Ai është rumuni Florin Emilian Dobros 22 vjeç, i cili rezulton të jetë bashkëpunëtor i dy shqiptarëve. Sipas autoriteteve të policisë së Bolonjës, bëhet fjalë për një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në vitet e fundit në Bolonjë. Droga e cilësisë së lartë vinte nga Belgjika dhe ka një vlerë rreth 35 mijë euro për kilogram dhe rreth 1.5 milionë euro për një pako. Gjithsej u sekuestruan 60 pako me kokainë. Shqiptari Ervin Shini konsiderohet kreu i kësaj bande të trafikimit të drogës dhe i akuzuar për një sërë krimesh si trafik droge, por edhe për shfrytëzim prostitucioni në shtetin fqinj italian. 31-vjeçari Shini, mendohet se është organizatori i një rrjeti prostitutash në disa qytete. Ndërkohë që përveç drogës u konfiskuan dhe rreth 96 mijë euro kesh, të cilat shqiptarët i mbanin në automjetin e tyre tip Mercedes. Autoritetet thanë se Bolonja nuk është vetëm një vend transit i drogës, por një pjesë e mirë e saj shitet për tregun vendas, veçanërisht në Emilia Romanja. Aktualisht karabinierët kanë filluar hetimet për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë trafik ndërkombëtar drogë. Për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal të dy shqiptarëve, antimafia italiane mësohet se në ditët në vazhdim do të kërkojë me anën e një letërporosie informacion nga pala shqiptare.
Kanosi shokun e tij
Arrestohet, pas një viti 20-vjeçari Genc Harusha
TIRANE- Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, kryen ndalimin e shtetasit 19-vjeçar Genc Harusha, lindur në Tropojë, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje me dhunë”. Mësohet se ndalimi i tij është kryer menjëherë pas urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për ekzekutimin e Vendimit Penal, nr.3599, të datës 18 korrik 2008, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar 19-vjeçarin Harusha me 495 ditë burg, për veprat penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes, ose dhunës, për dhënie pasurie” në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën akuzohet adoleshenti e ka zanafillën në janar të 2008, ku ai së bashku më moshatarin e tij Lirdon Frroku, kanë kanosur shokun e tyre, shtetasin Xhejnis Plasaqë, duke i marrë fillimisht atij shumën prej 1 milion lekëve të vjetra. Pas realizimit me sukses të këtij “misioni” dy të sipërcituarit, kanë vazhduar ta kërcënojnë vazhdimisht shokun e tyre, duke i thënë se në qoftë se ai nuk do i jepte 5 milionë lekë, atëherë Genc Harusha dhe Liridon Frroku, do e rrihnin sa herë ai të dilte nga shtëpia. I ndodhur në këto kushte Xhejnis, i ka treguar situatën në të cilën ndodhej babait të tij, që sipas burimeve është një biznesmen i njohur në kryeqytet. Ky i fundit ka denoncuar në polici dhe çështja më pas i kaloi për hetime Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij organi arritën të prangosnin dy personat që kanosnin shokun e tyre, mirëpo gjykata për ta vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Edhe pse shfaqën pendesë për krimin që kishin bërë, në fund të procesit gjyqësor, trupi gjykues vendosi t’i dënojë dy të sipërcituarit me 1 vit e gjysmë burg. Pas këtij vendimi Genc Harusha, është larguar nga banesa e tij ku qëndronte në “arrest shtëpie”, duke ju fshehur për gati një vit policisë së shtetit, e cila mundi ta arrestojë ditën e djeshme.
Rrugorët pezullojnë
184 leje qarkullimi
TIRANE- Policia Rrugore vazhdon ende aksionin kundër shkelësve të qarkullimit si dhe ndaj debitorëve. Burime nga policia thanë se janë marrë masa administrative ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë shlyer detyrimet e tyre, që rrjedhin nga kundërvajtjet administrative. Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë pezulluar 184 leje qarkullimi dhe në 111 raste janë shlyer detyrimet që rrjedhin nga kundërvajtjet administrative. Janë arkëtuar vetëm ditën e djeshme nga Posta Shqiptare 1030 masa administrative. Shërbimet e policisë së Tiranës po vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Ja grabit pistoletën babait
Andi Durdaku arrestohet për vjedhje e trafik armësh
TIRANE- I duheshin një sasi parash dhe për t’i përfituar ato vendosi të shesë pistoletën e babait pa e ditur se kjo gjë do t’i kushtonte prangat. Andi Durbaku kishte mundur të merrte pistoletën e babait të tij, i cili punonte si administrator në firmën “SHRSF Arsi”, sh.p.k, dhe ta shiste. Menjëherë pasi konstatoi mungesën e armës, të cilën e mbante me leje, babai i të riut kreu denoncim në komisariatin e policisë nr.3, në Tiranë. Burime nga policia thanë se pas këqyrjes së vendit ku ishte marrë pistoleta rezultoi se nuk kishte shenja të personave të huaj gjë e cila çoi policinë te djali i denoncuesit. Për disa orë me radhë Andi Durbaku është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, të cilët gjatë seancës pyetësore kanë këmbëngulur, se arma tip “TT” që ishte në pronësi të babait të tij, ishte grabitur nga adoleshenti 20-vjeçar. Mirëpo ky i fundit fillimisht ka hedhur poshtë, pretendimet e policisë, duke thënë se nuk kishte marrë asnjë lloj arme. Ndërkohë policia ka vazhduar të mbrojë pretendimin e saj, derisa Andi Dubraku, ka pranuar autorësinë e ngjarjes, gjë e cila i kushtoi prangosjen e menjëhershme. Sipas policisë, i riu ia ka shitur pistoletën një personi nga Durrësi ende të paidentifikuar. Durbaku u ndalu pasi akuzohet për veprat penale të “vjedhjes” dhe të “trafikimit të armëve e municionit”.
Kërkoi 1 milion lekë
Arrestohet, zyrtari i Drejtorisë
së Burgjeve Artur Brahja
TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga zyrtarin e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Artur Brahja, me detyrë shef i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Burgjeve është denoncuar nga një qytetar për marrje ryshfeti dhe korrupsion. Policia e Lezhës në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të Policisë ka arrestuar pasditen e djeshme 49-vjeçarin Brahja. Brahja u denoncua nga një ish-punonjës i burgjeve i shkarkuar, vendim që u gjykua i padrejtë nga gjykata, e cila vendosi dhe dëmshpërblimin e tij me 500 mijë lekë të reja. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Brahja i kishte kërkuar denoncuesit shumën prej 100 mijë lekësh të reja në këmbim të zbatimit të vendimit të gjykatës. Mirëpo duke qenë se kërkesa e tij nuk ishte miratuar nga qytetari, atëherë ky i fundit i është drejtuar policisë, në të cilin ka kryer një kallëzim penal në ngarkim të shtetasit Artur Brahja. Menjëherë policia ka filluar hetimet, ku për një kohë ka arritur të gjejë prova konkrete, të cilat kanë mjaftuar për të vënë prapa hekurave zyrtarin e burgjeve. Sipas efektivave të seksionit kundër krimit ekonomik, Brahja akuzohet për veprën penale të “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Aktualisht materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan njësisë hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Tiranës.
Zdrava akuzohet për korrupsion
Shkarkohet për të 2-n herë,
drejtori burgut Rrogozhinë
TIRANE- Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ylli Zdrava, është shkarkuar dje nga detyra. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, e shkarkoi Zdravën për ta lënë atë në dispozicion të drejtësisë, pasi akuzohet për akte korruptive dhe shpërdorim detyre. Gjatë një denoncim publik, emisioni “Fiks Fare” publikoi videon e shoferit të drejtorit Zdrava që kërkonte në emër të shefit të tij 500 euro në këmbim të disa ditëve leje për të burgosurit. Drejtori i burgut të Rrogozhinës ishte shkarkuar më parë nga detyra, por ishte rikthyer nga ministri i mëparshëm Alibeaj vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Pamjet vizive tregojnë se pas ryshfetit të marrë drejtori Zdrava. Liroi nga qeli një të burgosur nga qyteza e Roskovecit. Gjatë udhëtimit, i dënuari tregon sesi në mënyrë krejt të papritur e kishin zgjuar nga gjumi dhe i kishin thënë se do të ikte pesë ditë me leje në shtëpi. Fillimisht nuk kishte besuar dhe e kishte pyetur disa herë gardianin që po e shoqëronte drejt portës së burgut. Vetë i dënuari tregon skemën sesi funksionon marrja e një dite leje në këtë burg. Ai tregon se drejtori i burgut ka një “menaxher”, që është vëllai i tij, të cilin e përdor edhe si shofer. Sipas tij, ai është personi që bën të gjitha pazaret, me personat që kërkojnë të marrin leje për të vizituar të afërmit e tyre në shtëpi.