E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i LDG-Bulqize zgjedh strukturat drejtuese

Lidhja Demokratike e Gruas mbajti Kuvendin e degës Bulqizë, nga ku u zgjodhën strukturat drejtuese të këtij forumi.
Kryetarja e LDGSH-së, deputetja Albana Vokshi tha se mazhoranca qeverisëse e drejtuar nga demokratët ka avancuar në politikat për më shumë të drejta për gratë dhe vajzat dhe rritjen e prezencës së tyre në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Ndërsa kritikoi qëndrimet bllokuese të Partisë Socialiste në reformat që kushtëzojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe në promovimin e të drejtave të grave.
Punimet e këtij Kuvendi i ndoqën nga afër edhe deputete dhe drejtues lokalë të Partisë Demokratike në Bulqizë; Selami Xhepa dhe Roland Keta, të cilët vlerësuan angazhimin e Lidhjes Demokratike të Gruas në proceset politike të vendit.
Pas procesit të votimit, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, dega Bulqizë u zgjodh, Shyqyrie Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›