INSTAT-i: Prodhimet e sezonit përgjysmojnë çmimet e ushqimeve
Ulen frutat dhe perimet e prodhuara nga fermerët vendas. Rritje shënon mishi i viçit dhe ushqimet e importit
Ervin Koçi
Shtimi i prodhimit vendas si pasojë e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore të stinës nga vetë fermerët vendas ka bërë që një pjesë e tyre të pësojnë ulje deri në 40 apo 50 për qind. Një pjesë e këtyre produkteve, ku më shpesh frutat dhe perimet e stinës, tregtohen nga vetë fshatarët, që i sjellin ato në qytete duke i shitur nëpër rrugë. Ky fenomen ka bërë që një pjesë e çmimeve të ushqimeve, kryesisht atyre bujqësore dhe blegtorale, të luhaten mjaft nga ato që tregtohen në tregjet e organizuara apo dhe në supermarkete. Sipas INSTAT-it, edhe gjatë kësaj jave vazhdoi ulja e çmimeve për disa artikuj bujqësorë në tregjet e vendit. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Ministria e Bujqësisë, sipas së cilës në fund të kësaj jave çmimet mesatare janë përgjysmuar për një pjesë të konsiderueshme të perimeve që janë në pikun e sezonit të prodhimit, si dhe për produktet blegtorale të vendit, kundrejt javës së kaluar. Kështu, çmimi mesatar për domaten është ulur nga 80 lekë/kg në 40 lekë/kg, specat nga 90 lekë/kg në 70 lekë/kg, bostani është shitur me 25 lekë/kg etj. Në prodhimet e bulmetit, statistikat evidentojnë se djathi i bardhë nga 350 lekë/kg shitet me 300 lekë/kg, gjalpi i freskët nga 540 lekë/kg shitet me 500 lekë/kg dhe vezët nga 11 lekë/kokrra, shiten me 10 lekë/kokrra. Rënie çmimesh vihet re këtë javë për frutat kryesore të stinës, si pjeshkat, që po shiten me 65 lekë/kg, kumbullat me 60 lekë/kg, pjeprat me 40 lekë/kg etj. Ndërsa çmimet e frutave të importit ruajnë qëndrueshmërinë e javës së kaluar. Gjithashtu mishi i deles nga 550 lekë/kg u shit me 500 lekë/kg dhe mishi i viçit u shit 630 lekë.
Prodhimi vendas
Ekspertët e fushës vërejnë se rritja e prodhimit vendas dhe sezoni i prodhimit, kanë ulur çmimet e prodhimeve bujqësore e blegtorale vendase. Ky fakt bie në sy dhe nga një vëzhgim që gazeta bëri dje në disa prej tregjeve kryesore të shitjes në Tiranë, çka qartëson tendencën e uljes së çmimeve të prodhimeve bujqësore të stinës. Në tre vitet e fundit, Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Lushnja janë shndërruar në qendrat kryesore të prodhimit dhe tregtimit masiv të prodhimeve bujqësore. Përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnjë, vërehen sipërfaqe toke të mbjella me perime dhe foragjere, por nuk mungojnë edhe sipërfaqe të tëra me sera. Dhjetëra prodhues hapin çdo mëngjes tregun e prodhimeve bujqësore me shumicë, duke tregtuar mijëra tonë perime dhe fruta të freskëta të prodhuara kryesisht në serat diellore dhe ato me xhama.
Tregtimi
Rritja e prodhimit të hershëm të perimeve, sasitë e të cilave vijnë duke u shtuar me ngritjen e temperaturave ka nxjerrë në pah kërkesën e fermerëve për zgjerimin e tregjeve me shumicë të perimeve. Prodhimet bujqësore plotësojnë nevojat e pjesës më të madhe të tregjeve kryesore në rrethe të ndryshme të vendit. Specialistët pranë MBUMK-së, shprehen se po punohet për krijimin e lehtësive, që të nxitet edhe më shumë eksporti i produkteve bujqësore, e parë kjo edhe në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me të gjitha vendet e rajonit, për të rritur të ardhurat e fermerëve dhe për të siguruar rritjen ekonomike të vendit. Sipas tyre, po punohet në drejtim të politikave kryesore në nxitjen e konkurrencës së produkteve vendase, rritjen e rendimenteve, konkurrimin, që çon në rritjen e prodhimit bujqësor për eksport në tregjet rajonale.
16 Qershor 2008