E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT, inflacioni në muajin gusht u ul në 2,5 për qind



Inflacioni vjetor në muajin gusht 2008 u ul në 2.5 për qind nga 4.2 për qind, që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2007. Përgjegjësja e sektorit të çmimeve pranë INSTAT-it, Hasbie Bunguri, tha dje gjatë një konference për shtyp se, "rënia e inflacionit vjetor në muajin gusht 2008 është rezultat i rritjes më të vogël të inflacionit në periudhën gusht-korrik 2008 me 0.6 për qind, kundrejt rritjes së inflacionit gusht-korrik 2007, i cili ishte 1.9 për qind". Gjatë muajit gusht, çmimet e konsumit u rritën 0.6 për qind, kundrejt muajit korrik (gusht 2008-korrik 2008), ku ndikimin më të madh, prej 1.6 për qind, e dha rritja e çmimeve, kryesisht për grupin ”ushqime dhe pijeve alkoolike". Nisur nga fakti se inflacioni vjetor është ndryshimi i çmimeve të muajit korent me çmimet e të njëjtit muaj të vitit të mëparshëm, Bunguri theksoi se, "nuk është e thënë që tendenca e ndryshimit mujore të çmimeve të jetë e njëjtë me tendencën e ndryshimit vjetor".

9 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›