Amnistia fiskale, qeveria ka gati skemën për faljen e kamatëvonesave të biznesit
Propozimi miratohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Detyrimet fiskale arrijnë në shifrën e kolosale 370 milionë euro
Ervin Koçi
Bizneset që rezultojnë debitore te Tatimet dhe Doganat, do t’u falen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që të paguajnë vlerën e borxhit bazë të tyre. Ky është thelbi i “amnistisë fiskale” që qeveria e ka paraqitur në formën e një projektligji që ka nisur të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Në total propozohen të falen 16,7 miliardë lekë nga të cilat 7.2 miliardë lekë në dogana dhe pjesa tjetër në tatime. Sipas të dhënave të Tatimeve, borxhi i biznesit është 37,2 miliardë lekë nga të cilat 26,9 miliardë janë detyrim për t’u paguar, 7,8 miliardë janë gjoba që falen dhe 2,4 miliardë lekë janë kamat-vonesat. Detyrime të tilla, sipas kontabilistëve të qeverisë, arrijnë në shifrën fantastike të 45 miliardë lekëve, (370 milionë euro). Nga këto, qeveria premton të falë mbi 16 miliardë lekë, me kushtin që debitorët të paguajnë 29 miliardë lekë principal. Amnistia fiskale përfshin edhe drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar për vite me radhë taksën e regjistrimit të mjeteve dhe të qarkullimit rrugor. Pjesë e projektligjit të paraqitur nga qeveria është edhe falja e gjobave dhe kamatëvonesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të cilat kapin një vlerë prej 282 milion lekësh.
Projektligji
Sipas qeverisë, bizneseve u falen 100 për qind gjobat tatimore dhe doganore, si dhe 50 për qind e kamatëvonesave, por me kusht që të paguhet të gjitha detyrimet brenda vitit 2008. Doganat kanë detyrime shumë më modeste që shkojnë së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat rreth 8,5 milionë lekë. Me të njëjtën formulë falen 100 për qind gjoba dhe 50 për qind kamatëvonesa edhe për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si për subjektet, ashtu edhe për individët. Falja përfshin edhe taksat për automjetet, ku përdoruesit e tyre do të jenë përfitues të faljes së detyrimeve të prapambetura për taksën doganore, taksën e regjistrimit të mjeteve dhe taksën e qarkullimit rrugor. Sipas projektligjit përllogaritet që kjo falje të kapë mbi 160 mijë përdorues të automjeteve apo rreth 45 për qind e totalit të mjeteve që qarkullojnë në vend. Këto janë paratë e doganës së papaguar, të të gjitha automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri me dokumente të rreme. Vlerësohet se më shumë se gjysma e makinave që qarkullojnë në Shqipëri, kanë dokumente të tilla.
Angazhimi
Qeveria dështoi në angazhimin e saj për të mbledhur me çdo mjet, pjesën “e keqe” të ngarkesës fiskale, të cilën kompanitë e biznesit ia detyrojnë administratës tatimore dhe asaj doganore. Ministria e Financave me anë të “amnistisë fiskale”, do të bëjë një seleksionim, për të favorizuar me këtë masë bizneset me CV-në më të mirë dhe për të ashtuquajturit “të pagjeturit”. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj Ministrie, një numër shumë i madh biznesesh kanë punuar prej vitesh në të zezë dhe u janë shmangur taksave. Burime zyrtare të këtij dikasteri thanë se drafti synon amnistinë fiskale për një grup të konsideruar biznesi, ku përfshihen bizneset me borxhet e këqija, administratorët e të cilëve nuk kanë kryer aktivitet kriminal, si dhe ata që nuk gjenden dot. Nga ana e saj, edhe dega e Tatim-Taksave në Tiranë bëri në vitin 2005 në prokurori një kallëzim penal për 41 kompani, por që u kthye shumë shpejt në një proces edhe ndaj organeve tatimore që kishin lejuar një situatë të tillë. Më pas, kjo vazhdoi me një aksion të bujshëm të tatimorëve të Tiranës, që deklaruan se “piketuan” mbi 60 kompani që kishin kaluar çdo afat ligjor për pagimin e detyrimeve të prapambetura ndaj Tatimeve të kryeqytetit. Pas verifikimeve doli se, në total, këto subjekte kishin për t’i paguar shtetit rreth 100 milionë lekë, shumica e tyre “debitorë të këqij”, të cilët kishin një kohë shumë të gjatë që nuk po paguanin atë çka detyroheshin, një pjesë madje, që para vitit 2000.
9 Shtator 2008