INSTAT konstaton rritje të inflacionit, në tetor 2.3%
TIRANE- Kostoja e jetesës në vend ka pësuar rritje gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Inflacioni në këtë periudhë ka arritur nivelin e 2.3%, duke shënuar një rritje 0.4% kundrejt muajit të kaluar.
Rritja e inflacionit është pasojë kryesisht e pagesave për universitetet private, si rezultat i fillimit të vitit të ri shkollor.
Gjatë muajit tetor rënie ka pësuar çmimi i karburanteve. Sipas të dhënave të INSTAT, krahasuar me një muaj më parë, çmimi i naftës ka rënë me 1.3% dhe ai i benzinës me 1.4%.
(e.n/News24/BalkanWeb)