“Tuneli” Rama: Berisha të hetohet për nxitimin e punimeve
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të kërkojë heqjen e imunitetit për Lulëzim Bashën dhe të thërrasë kryeministrin Berisha për shembjen e tunelit të Thirrës.
“Qeveria heshti, Ministria e Punës Publike heshti, ashtu sikurse heshti edhe kryeministri, njeriu qe duhet të thirret i pari në Prokurori për nxitimin e papëgjegjshëm të punimeve” deklaroi kryesocialisti.
Përmes një konference për mediat, Rama tha se qeveria ka bllokuar informacionin dhe nuk lejon as mediat të futen në pjesën e bllokuar, ndërsa kujtoi se kryeministri Berisha e ka përdorur politikisht këtë projekt duke e inaguruar dy herë tunelin Rrëshen-Kalimash në prag të zgjedhjeve.
"Është anormale që qytetarët shqiptarë të mos informohen se çfarë ka ndodhur dhe sesa u kushton kjo shembje taksapaguesve shqiptarë", u shpreh Rama duke theksuar se qeveria ka shpërdoruar taksat e shqiptarëve në ndërtimin e kësaj rruge.
Socialistët kanë forcuar zërin kundër abuzimeve , sipas tyre skandaloze me rrugën Durrës.Kukës nga ana e qeverisë. Disa herë selia rozë i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të rihapë cështjen për vjedhjen e rrugës më të kushtueshme në vend.
Kreu socialist rikonfirmoi protestat më 20 nëntor në Tiranë dhe vazhdimin e bojkotit në Kuvend.
“Ja pse përdit e më shumë shtohen arsyet për protestën tonë, për një protestë që e ka fillesën e vet aty ku fillojnë të gjitha të këqijat, aty ku nis shkelja e të gjitha lirive dhe të drejtave, aty ku mbahen ky pushtet ilegjitim, tek votat e 28 qershorit. ”
(e.n/BalkanWeb)