E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT në Komisionin e Ekonomisë : Problem me bizneset

TIRANE- Rreth 70% e bizneseve në Shqipëri, refuzojnë ti japin informacion Institutit të Statistikave për aktivitetin e tyre privat. Të dhëna këto, të domosdoshme për hartimin e regjistrit të ndërmarrjeve. Këtë problem e kanë ngritur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, drejtuesit e INSTAT-it. Të cilët kanë deklaruar se në mungesë të bashkëpunimit përpiqen të gjejnë informacionin në mënyrë alternative, sic janë të dhënat nga tatimet, Qendra Kombëtare e regjistrimit, etj. Drejtuesit e INSTAT-it kanë bërë të ditur gjithashtu, se ka nisur puna për regjistrimin e popullsisë. Një statistikë kjo komplekse, që përmban të dhëna edhe për punësimin, gjendjen e banesave, etj. Statistika e fundit për regjistrimin e popullsisë është ajo e vitit 2001, ndërkohë që dokumenti i ri pritet të jetë gati pas dy vjetësh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›