Kualifikimet për Botërorin, në fundjavë ndeshjet e fundit
Kjo fundjavë do të përcaktojë skuadrat e fundit që do të shkojnë në Botërorin e Afrikës së Jugut, teksa në Evropë do të zhvillohjen 4 supersfidat. Detyrën më të vështirë do ta ketë Franca e Rajmond Domenek, që do të përballet me Irlandën e Trapatonit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Dublin dhe ajo e kthimit në Paris. Trajneri Domenek është nën një presion të madh në vendin e tij, megjithatë “Gjelat” mbeten favoritë. Në krahun tjetër, Trapatoni ka deklaruar se skuadra e tij do të dijë ta kalojë edhe këtë pengesë. “Askush nuk priste që ne të ishim këtu pas atij grupi të vështirë”, deklaroi Trapatoni. Për Irlandën do të rikthehet sulmuesi Robi Kin, që duket e ka lënë pas dëmtimin.
Një tjetër ndeshje tepër e vështirë është ajo mes Portugalisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Skuadra e Keiroz ka një eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare, por përballë është një ekip i mbushur me talente si Xheko, Misimoviç apo Ibiseviç. Trajneri i Portugalisë ka thirrur edhe Kristiano Ronaldon, por sulmuesi i Realit është i dëmtuar dhe vështirë se do të luajë. Madje, midis klubit madrilen dhe Federatës Portugeze ka lindur edhe një polemikë në distancë nëse Ronaldo duhet të aktivizohet apo jo. “Mjafton që ai të luajë vetëm disa minuta”, tha Keiroz, megjithatë do të jenë testet mjekësore që do të vendosin.
Ndeshja tjetër është ajo mes Rusisë dhe Sllovenisë. Për takimin e së shtunës në Moskë, shqetësimi kryesor i Gus Hidink lidhet me sulmin, duke parë formën aspak të mirë të Roman Pavliçenkos. Edhe kundër Gjermanisë një muaj më parë, një nga shkaqet kryesore të disfatës ruse ishte pikërisht mungesa e finalizimit para portës kundërshtare. Gjithsesi, Rusia duket se ka qenë edhe skuadra më me fat në shortin e hedhur më 19 tetor në Zyrih të Zvicrës.
Takimi tjetër i zonës europiane është ai mes Greqisë dhe Ukrainës që vendos përballë dy ekipe me një nivel thuajse të barabartë, por me grekët që shihen lehtësisht favoritë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)