E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Maqedonia do ta zgjidhë cështjen e emrit

SHKUP- Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker ka theksuar se zgjidhja e problemit të emrit është e mundur që përmes miratimit të një rezolute për mbylljen e kontestit të emrit nga qeveritë e dy vendeve. Riker këtë e deklaroi pas një dreke pune me anëtarët e Odës ekonomike Amerikano-maqedonase (AmCham) dhe presidentin Georgi Ivanov.

“Qëndrimi ynë është i pandryshuar. Ne fuqimisht e mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fuqishëm mbështesim anëtarësimin në BE, ndërkohë në të njejtën mënyrë mbështesim edhe zgjidhjen e duhur të kontestit të emrit, e cila do të sjellë të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Riker.

Ai ka përmendur se dialogu janë gjithnjë të dobishme, që ishte në të njejtën linjë edhe takimi i paradokohshëm midis kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu. “Qëndrimi jonë është shumë i qartë. Kjo është punë e Maqedonisë dhe Greqisë. Kjo është diçka, që dy shtetet duhet ta bëjnë dhe ne nuk mund të kryejmë punën për ta”, ka theksuar diplomati i parë amerikan në Shkup. Ai ka shfaqur shpresën se dy vendet do të shfrytëzojnë kapacitetet e ndërmjetësit Nimic dhe të arrijnë zgjidhjen e këtij kontesti.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›