INTERVISTA/ Flet e divorcuara: Djalin e vajzën i kishte në prehër burri dhe kur u ktheva i gjeta vetëm në stol
02/12/2004 FIER
Me një pamje tejet të shqetësuar, gruaja, e cila dy ditë më parë në poliklinikën e qytetit të Fierit braktisi dy fëmijët e saj, një vajzë 2 vjeçe dhe djalin 9-muajsh, debaton me ish-burrin e saj. Ky i fundit, për t’i shpëtuar vëmendjes së njerëzve para Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, largohet, duke sharë nëpër dhëmbë ish-gruan.
Lidhur me ngjarjen e djeshme, 27-vjeçarja Zhuljeta Vehbiu (Metushi) tregon se çfarë ka ndodhur është krejt ndryshe nga ç’kanë trumbetuar televizionet dhe gazetat.
”Nuk i kam braktisur dy fëmijët e mi, Esta dhe Ermir. Përkundrazi kam sakrifikuar mjaft për t’i rritur. Por ia kisha lënë ish-burrit tim në prehër, i cili nuk do t’ia dijë fare për ta”, thotë nëna.
E braktisur dhe e tronditur gruaja, të vetmen gjë që çon në mendje, në një intervistë për gazetën “Metropol”, është vetëvrasja, së bashku me dy fëmijët, në qendër të Fierit.
Pse i braktisët dy fëmijët tuaj të vegjël?
Jo. S’është e vërtetë. Nuk i kam braktisur dy fëmijët e mi, përkundrazi kam sakrifikuar mjaft për t’i rritur. Unë ia lashë ish-burrit tim në prehër, i cili nuk do t’ia di fare për ata.
Po atëherë, si u gjendët te poliklinika dhe aq më tepër, fëmijët tuaj, si u gjendën të braktisur?
Unë shkova në poliklinikë se kisha vajzën sëmurë. Kuptohet se nuk do të lija pa marrë edhe fëmijën e vogël. Po prisja radhën për ta vizituar, pasi vajza ishte me temperaturë të lartë, kur pashë ish-burrin tim dhe babanë e tij, Murat Metushi, duke ngrënë byrek dhe ku e di unë se çfarë. M’u errën sytë. Edhe kriminelë të
kishin qenë do të afroheshin për t’u blerë diçka fëmijëve, të cilët shpesh bien pa ngrënë. U afrova tek ata dhe u zura me tim shoq. Ai më tradhtoi me shpërfillje dhe ironi. Atëherë gabova dhe i lashë fëmijët në prëhër të tij dhe u largova. Pas pak orësh u ktheva që të merrja vesh se ç’u bë me fëmijët. Në fakt i kishte lënë ai dhe jo unë.
Je penduar për veprimin që bëre duke braktisur fëmijët?
Kam bërë gabim, e ndiej, por më janë errur sytë nga skamja dhe padrejtësia e shtetit, burrit e njerëzve të tij. Unë vuaja me fëmijët e sëmurë, ndërsa babai i tyre hante si pa gjë të keq dhe shikonte nga unë duke më provokuar. U thashë edhe në polici, kam bërë gabim sepse më thanë se ke bërë vepër penale, po kur unë të varem së bashku me fëmijët dua të di se çfarë do të bëjnë ata?
Pse ke arritur një kulm të tillë zemërimi me burrin tuaj?
Unë nuk shkoja mirë me njerëzit e burrit, ose më saktë ata nuk më donin. Vjehrra që në fillim nuk më shihte me sy. ‘Nuk je e bukur dhe s’bën për tim bir’, më thoshte. Na lanë vetëm një dhomë nga gjithë ajo shtëpi e madhe dhe nuk më linin madje të përdorja as banjën e tyre. Ziheshim në shtëpi për hiçgjë dhe burri më rrihte
për t’u bërë qejfin atyre. Vajzën e linda në Tiranë, sepse ishte nën peshë dhe kishte nevojë per inkubator. Asnjë nuk u shqetësua për shëndetin e saj,. përveç meje. Kështu zënkat arritën kulmin derisa ika nga shtëpia që m’u bë ferr.
Gjykata vendosi ndarjen tuaj, por për fatin e fëmijëve çfarë vendosi?
Gjykata vendosi që fëmijët t’i mbajë unë. Ai u ankua se nuk ka shtëpi, është i papunë, kur ka një vilë dykatëshe dhe është djalë i vetëm. Kurse unë jam pa punë. Te babai nuk më qasin, pasi janë ngushtë për vete dhe nuk më duan kunatat mua dhe fëmijët e mi. Shteti dhe gjyqësori nuk më favorizon mua, por një burrë kriminel që nuk pyet për fëmijët e tij.
Në situatën e krijuar, cili është problemi juaj më i madh?
Nuk kam lekë të rrisë fëmijët. Burri nuk çan kokën për ata. Unë nuk jam në punë dhe s’kam shtëpi. Gjykata më vendosi vetëm 50 mijë lekë të vjetra për dy fëmijët. Rriten fëmijët me 50 mijë lekë? Dje doja t’ia lija fëmijët atij që të shikonte se si rriten
fëmijët, por ai as i preku me dorë. Unë nuk i mohoj fëmijët e mi, por në qoftë se shteti nuk vë dorë që të më rritë pensionin, do të var veten së bashku me fëmijët në mes të sheshit.
Irena Mërtiri
Gjykata ia lë fëmijët nënës
FIER - Dje ka qenë seanca e fundit gjyqësore për divorcin e bashkëshortëve nga fshati Boçovë e Fierit, Zhuljeta dhe Eduart Metushi. Në seancën e djeshme gjyqtari Roland Hysi, vendosi që kujdestarinë e fëmijëve ta merrte nëna e tyre, Zhuljeta, bijë nga fshati Mifol e Vlorës, ndërsa babai duhet të paguajë një kuotë mujore prej 5 mijë lekë (të reja) në muaj për dy fëmijët.
Lidhur me këtë vendim gjyqësor, sidomos për sa i përket detyrimit të babait të fëmijëve, nëna e tyre ironizon për “varfërinë” e Eduartit e familjes së tij.
”Ai është ankuar se nuk ka shtëpi, është i papunë, kur ka një vilë dykatëshe dhe është djalë i vetëm, kurse unë jam pa punë. Te babai nuk më qasin, pasi janë ngushtë për vete edhe nuk më duan kunatat mua dhe fëmijët e mi. Ku të mbytem unë së bashku me dy fëmijë. Shteti dhe gjyqësori nuk më favorizon mua, por një burrë kriminel që nuk pyet për fëmijët e tij”, shprehet Zhuljeta.
FIER - Gjykata e Faktit në Fier, i ka lënë si detyrim babait të dy fëmijëve, që të paguajë 5 mijë lekëtë reja në muaj, për ushqimin dhe veshjen e tyre. Ndonëse ekspertët e gjykatës, janë më profesionistë në dhënien e vendimeve, me 5 mijë lekë të reja, nuk mund të blesh as qumësht për të tërë muajin.