Auditoret, 3 jave bosh
03/12/2004 Greva e pedagogëve do të shtrihet edhe më tej, nëse Qeveria nuk paraqet projektvendimet mbi kërkesat e tyre
Auditoret, 3 javë bosh
Pedagogët vendosin ultimatum: Zbatoni kërkesat tona deri më 1 janar
Denisa Xhoga
Për studentët po mbushet java e tretë pa bërë mësim. Të gjitha auditoret e Universitetit Politeknik dhe atij të Tiranës janë bosh. Pedagogët janë solidarizuar me njëri-tjetërin për të braktisur mësimin totalisht, në shenjë revolte ndaj mosrritjes së pagave. Ata po vazhdojnë grevën pa afat, ndërsa kërkesat e tyre po i nënshtrohen procedurave sa institucionale dhe burokratike. “Janë tepër të vendosur dhe kanë rënë dakord njëri me tjetrin që asnjë të mos bëjë mësim, sado urgjente ta ketë”, thotë roja në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Edhe disa pedagogë, që kanë patur lëndë semestrale dhe kanë dashur të mbyllin programin, pasi më pas kanë punë të tjera, apo udhëtime jashtë shtetit, i kanë lënë orët e mësimit. Në fakultete gjenden vetëm Dekanët, Rektorët dhe sekretaret e tyre. Studentët shkojnë në shkollë vetëm për të pirë ndonjë kafe me njëri-tjetrin.
Pedagogët: Presim deri më 1 janar
Pedagogët kanë dhënë dje ultimatumin më datën 1 janar të vitit 2005, vendimet e reja mbi kërkesat e tyre duhet të kenë hyrë në fuqi, në të kundërt ara do ta zgjerojnë grevën pa afat, duke nisur dhe protestat. Ky ishte konkluzioni i një mbledhjeje që zgjati tre orë. Deri më datën 1 janar pritet që të ketë përfunduar kjo çështje, por nëse projektvendimi i qeverisë përgatitet para kësaj date dhe pedagogët janë dakord me rritjen e propozuar prej tyre, mësimi mund të filloj edhe më parë.
Propozimet e pedagogëve
Deri tani kërkesat e pedagogëve knë lëvizur vetëm nëpër dosje e zyra, por nuk është dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Për pedagogët me titullin profesor, vet grevistët kanë propozuar një rritje page deri në 110 mijë lekë, të tjerët 10 deri 15 për qind dhe paga e një asistenti të shkojë nga 27 mijë lekë të reja që është aktualisht në 50 mijë lekë. Një tjetër kërkesë është autonomia financiare, pagesa e orëve shtesë të prapambetura deri në muajin dhjetor, pagesat e orëve suplementare të mbulohen nga buxheti i shtetit. Por, këto kërkesa nuk janë të pamundura për t’u realizuar, më tepër problem mbetet çështja e pagave. Megjithëse Kryeministri Fatos Nano ka thënë se këto kërkesa janë të drejta, nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Sipas njoftimeve më të fundit, në bazë të memos që ka përgatitur komisioni ndërministror i kryesuar nga ministri i Shtetiti, Marko Bello, një tjetër grup i kryesuar nga zëvendëskryeministri Namik Doke po përgatit projektvendimin.
Por gjithë kjo zvarritje nga Institutcionet për studentët do të thotë shtyrje të shkollës. Provimet e semestrit të parë do të zgjasin deri në mars, dhe mësimi për shumë studentë do të zhvillohet paradite dhe mbasdite. Do të bëhet mësim gjatë gjithë ditës, që të paktën studentëve të mos ju “hahen” ditë nga pushimet.
RASTI
Në Athinë, pedagogët dy vjet grevë
Dy vjet më parë pedagogët e Universitetit Publik të Athinës zhvilluan një grevë gati njëmujore. Edhe ata, sikundër pedagogët shqiptarë, kërkonin rritje page dhe përveç kësaj numëroheshin 17 kërkesa të tjera, që e bënin krejt autonom universitetin. Duke qenë se shkolla u ndërpre provimet e sezonit të dytë u shtynë gati një muaj, po kështu dhe diplomimi i studentëve që përfundonin shkollën. Më tepër problem e patën studentët që diplomoheshin atë vit, pasi vonesa e marrjes së diplomës ju prishi planet e bëra. Ndërkohë vitin e kaluar pedagogë të disa fakulteteve u hodhën përsëri në grevë. Këtë herë jo për rritje page, por për të ndryshuar rregulloren e brendshme të Universitetit. Edhe kjo grevë i kushtoi studentëve shtyrje të datave të provimeve.
Pedagogët e Mjekësisë “grevëthyes”
Pedagogët e Fakultetit të Mjekësisë mund të quhen “grevëthyesit” e vetëm. Edhe ata janë solidarizuar me pedagogët e tjerë të Universitetit të Tiranës, Politeknik dhe atij Bujqësor, por duke qenë se punojnë si mjek në Qendrën Spitalore, ku bëjnë praktikën studentët, mund të thuhet se ata vazhdojnë mësimin, të paktën për një pjesë të programit. Megjithatë, edhe ata vazdhojnë grevën, madje dy njëkohësisht, edhe si mjekë dhe si profesorë. Edhe mjekët kanë kërkuar rritje page 50 për qind.
Më 9 dhjetor
Studentët protestë kundër korrupsionit
Qeveria Studentore e Fakultetit të Drejtësisë vendosi të shpall grevë më 9 Dhjetor si formë e lëvizjes qytetare ndaj gjendjes së pushtetit gjyqësor në Shqipëri. “9 Dhjetori është dita Ndërkombëtare e Antikorrupsionit dhe për këtë arsye studentët e këtij fakulteti kanë vendosur t’i japin një leksion institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë”, thotë kryetari i Qeverise Studentore te Fakultetit Juridik, Ferdinad Sporeja. Studentët gjykojnë se mosfunksionimi normal i gjykatave, prokurorive dhe çdo institucioni tjetër i ka kushtuar një faturë të shtrenjtë shoqërisë dhe vendit. Niveli i lartë i korrupsionit po pengon proceset e integrimit të Shqipërisë dhe ka ndikuar në mungesën e investimeve të huaja në vend. Qeveria studentore mbështet protestën e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve dhe e konsideron si një mjet pozitiv presioni që jo vetëm ndërgjegjëson qytetarët, por ushtron presion mbi institucionet dhe veçanërisht mbi sistemin gjyqësor që më në fund të vihet në lëvizje dhe të merret me gangrenën që po rrezikon demokracinë shqiptare dhe po vret shpresat e shqiptarëve për një të ardhme të mirë. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në vazhdën e projektit “Misioni për Drejtësi” të nisur një vit më parë deklarojnë se do të lënë auditoret për t’iu bashkangjitur protestës së Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve për rrëzimin e monumentit të korrupsionit në sheshin “Skënderbej” më 9 dhjetor. “Nëpërmjet këtij rrëzimi, ne do të synojmë të japim një mesazh të qartë për klasën politike, qeverinë, pushtetin gjyqësor dhe organizmat ndërkombëtare që ne dëshirojmë një Shqipëri pa trafiqe, krim të organizuar dhe korrupsion”.
Kjo protestë e studentëve të këtij fakulteti do të zhvillohet pavarësisht nga ecuria e grevës që po zhvillojnë pedagogët. “Me ne do të solidarizohen edhe studentët e fakulteteve të tjera, të cilët sapo na kanë konfirmuar përfshirjen në protestë”, tha kryetari i Qeverise Studentore të Fakultetit Juridik, Ferdinad Sporeja.