Përgjaket Qafa e Zvezdës. Grabitësit ngelin të paidentifikuar për policinë
02/12/2004 DEVOL
Një person i maskuar dhe i armatosur ka dalë në rrugë për të grabitur, duke shkaktuar tre të plagosur. Dy viktimat e djeshme në Qafën e Zvezdës, janë shënuar nga plumbat, ndërkohë që viktima e tretë, një grua, është dëmtuar nga rrëshqitja në një hon e makinës, me të cilën po udhëtonin. Që të tre të plagosurit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grabitësi, i cili nuk mund të realizonte qëllimin e tij, është larguar pa lënë gjurmë.
Prita
Ka qenë ora 21.00 e së mërkurës, kur Sotir Nestori, 39 vjeç, nga fshati Liqenas, kthehej nga Tirana. Në autoveturën e tij, tip Mercdes, me targë KO 7074 A, udhëtonte edhe çifti Jani dhe Natasha Nasto, banorë të fshatit Diellas, përkatësisht 46 dhe 40 vjeç. Të lodhur nga një ditë e tërë udhëtimi, sepse kishin shkuar në mëngjes dhe po ktheheshin në mbrëmje, ata ishin duke ngjitur të përpjetën e Qafës së Zvezdës, rreth 15 kilometër larg qytetit të Korçës. Sapo para tyre u duk lugina e zonës, ku jeton minoriteti i tyre maqedon, vunë re se mespërmes rrugës ishin vendosur gurë, për t’i detyruar mjetet të ndalonin. Sotiri, që ishte pronar dhe drejtues i mjetit, menjëherë e kuptoi se po binte në pritë dhe shtoi shpejtësinë e mjetit. Ai i kaloi radhën e gurëve pa u ndalur. Pikërisht në këtë moment i del në anë të rrugës një person i armatosur dhe fillon të qëllojë në drejtim të tyre. Një nga plumbat e ka kapur Sotirin në rrëzë të veshit dhe në çast ka humbur kontrollin e mjetit. Vetura me shpejtësi vazhdoi të shkonte përpara dhe pasi rrëshqiti rreth 15 metra në një rrëpirë u përplas pas skarpatit të rrugës. Breshëria e plumbave kishte plagosur edhe Janin me tre plumba në shpatull, ndërsa kishte shpëtuar pa u plagosur bashkëshortja e tij, Natasha. Ajo priste që nga çasti në çast të vinin te dyert e mjetit banditët për t’i grabitur, por ata, me sa duket, u trembën nga fakti se Mercedesi u rrokullis në të tatëpjetën dhe duke menduar që mund të kishin vrarë ndonjë prej udhëtarëve, janë larguar për të zhdukur gjurmët. Natasha e tmerruar teksa shihte që të dy bashkudhëtarët e saj ishin mbytur në gjak, mblodhi veten dhe u telefonoi me celular familjarëve për t’u ardhur në ndihmë.
Ndihma
Shumë shpejt kanë mbërritur te Qafa e Zvezdës jo vetëm banorë të Liqenasit dhe Diellasit, në ndihmë të familjarëve dhe të afërmve të tyre, por edhe forca të shumta të policisë nga Korça. Urgjentisht janë çuar në spital të plagosurit. Sotiri ka goditje rrëzë veshit dhe në kokë dhe gjendja e tij deri dje në mbrëmje ka qenë e rënduar. Ai herë përmendet e herë humbet në gjumë. Sipas përgjegjësit të pavionit të kirurgjisë, Bujar Isaku, gjendja e tij, përveç pasojave të plagëve, është edhe rrjedhoje e mjekimit qetësues që i është bërë. Ndërsa i plagosuri tjetër është në gjendje shëndetësore më të mirë. Ai ka tri goditje plumbash në shpatull, por, në sajë të ndërhyrjes kirurgjikale, gjithçka është nën kontroll.
Policia gjatë gjithë natës së krimit dhe dje kanë punuar për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk është identifikuar apo kapur autori i krimit. Nuk dihet edhe nëse ka qenë një apo më shumë persona që kanë ngritur këtë pritë. Burime policore kanë bërë të ditur se personi që ka qëlluar dyshohet se është nga fshatrat afër Qafës së Zvezdës. Dje në mesditë policia ka zbritur në qytet dhe ka çuar në mjediset e komisariatit autoveturën e bërë shoshë nga plumbat.
KORÇE - Në Spitalin civil të qytetit, ishin të pranishëm jo vetëm të afërm të të plagosurve, por edhe shumë banorë të zonës së Prespës, ku jeton minoriteti maqedon. Ata kanë lidhje gjaku me të plagosurit, por i bashkojnë edhe krushqitë e shumta që kanë mes tyre. Babai i Sotirit, Eftimi, duke folur për ngjarjen, ngriti zërin dhe kërkoi të bënte apel nëpërmjet medias për shtetin dhe policinë në rrethin e Korçës. Sipas tij, që nga viti 1997 dhe deri dje janë ngritur në këtë pikë 18 prita nga maskat grabitëse, të cilat kanë sulmuar pabesisht dhe grabitur në mënyrë të përsëritur banorët e zonës së Prespës. Ka pasur edhe viktima, por asnjëherë nuk është kapur ndonjë prej këtyre maskave. “Ne, u shpreh ai, jemi njerëz të qetë dhe nuk ngacmojmë askënd, ndaj duam të jetojmë të qetë, se ndihemi të terrorizuar. Përcolla djalin mirë e bukur dhe nuk m’u kthye në shtëpi se i kishin ngritur pritë. Mjekët më thonë që është jashtë rrezikut, por ai nuk më jep asnjë përgjigje, ndaj jam i trembur”.