E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiropali: Zgjidhëm një problem organizativ të brendshëm

TIRANË- Cështje organizative të brendshme që po merr zgjidhje në mënyrë demokratike e ka konsideruar sot kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali problemin e djeshëm, teksa gjatë punimeve të Asamblesë së forumit, ajo la mbledhjen.

Në një deklaratë për mediat, Spiropali ka thene se lajmi ne media ka qene keqinformin, nderkohe qe ka shprehur keqeardhje ‘per cdo kundershtar qe ka tentuar të hedhe baltë ndaj organizatës së drejton’.

Pas një punë të jashtëzakonshme për një model të ri gare që ofroi një shembull të ri na u desh të zgjidhnim një problem organizativ që tashmë e kemi zgjidhur, askush nuk ka pse të çuditet nga debatet tona të brendshme, që janë cështje pa interes publik- tha ajo.

Sipas saj, FRESSH është organizëm i gjallë ku kanë vërshuar të rinj nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe janë në të drejtën e tyre për të qenë dakord ose jo.

Kjo është liria dhe do ti qëndrojmë përballë të bashkuar me njëri tjetrin për të fituar betejën tonë. FRESSH është forum i pavarur, i fortë, demokratik, dhe ka të drejtën të zgjedhë në frymë gare të gjitha nivelet drejtuese- tha ajo.

Sa për problemin me listat, ajo ka sqaruar se ajo së bashku me një pjesë tjetër janë detyruar të lënë mbledhjen për një shqetësim të brendshëm organizativ me listat, që tashmë po gjen zgjidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›