E Diel, 1 Nëntor 2026

IPK: Vetëm EULEX po heton arrestimet në Graçanicë

Inspektorati Policor i Kosovës e ka përgënjeshtruar misionin e EULEX-it duke i thënë se IPK është e përfshirë në hetimet për rastin e arrestimeve në Graçanicë. Këtë e ka konfirmuar, kryeshefi i këtij inspektorati, Fitim Shishani në KTV. Sipas tij, hetimet po kryhen prej krejtësisht prej EULEX-it. 

Ai kështu demantoi deklaratën e EULEX-it se IPK është i përfshirë në këto hetime.

Muajin e kaluar ishin arrestuar truprojet e shefit të zyrës për Kosovën në Serbi, Aleksandër Vulin.
Tri ditë më vonë nën arsyen se kishte munguar në punë disa ditë pa paralajmërin, ishte supsenduar një zyrtar i IPK-së, i nacionalitetit serb. I njëjti ishte raportuar se është vëllai i njërit prej truprojeve të Vullinit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›