IPKO para Valës

"…Siç edhe po promovohemi kohën e fundit, IPKO-ja është operatori me mbulueshmërinë më të madhe në Kosovë, përkatësisht mbulojmë 99.7 për qind ose për pak 100 për qind të popullsisë së Kosovës.
Alban Kastrati
…" Ndonëse operatori i telefonisë mobile Vala ka dhjetë vjet që funksionon në Kosovë, mbulueshmërinë më të madhe e ka operatori tjetër i telefonisë mobile, IPKO, i cili ka startuar para vetëm dy vjetësh.
Zyrtarët e operatorit IPKO thonë se mbulojnë 99.7 për qind të territorit të Kosovës, ndërsa ata të Valës 94 për qind. Alban Kastrati, zyrtar për marrëdhënie me publikun në IPKO, ka thënë se operatori IPKO është për të gjithë konsumatorët, pa dallime etnie dhe për atë ka rritur mbulimin me rrjet.
“Siç edhe po promovohemi kohën e fundit, IPKO është operatori me mbulueshmërinë më të madhe në Kosovë, përkatësisht mbulojmë 99.7 për qind ose për pak 100 për qind të popullsisë së Kosovës”, tha ai.
Zëdhënësi Kastrati tregoi se kanë 99.7 për qind mbulueshmëri në territor që automatikisht nënkupton që janë operatori i parë sa i përket nivelit të mbulueshmërisë, për shkak se asnjë operator tjetër në Kosovë, operator mobil, nuk e ka arritur këtë përqindje të mbulueshmërisë.
“IPKO, gjithashtu mbulon edhe pjesën veriore të Kosovës, që është shumë me rëndësi për shkak që ne në njëfarë forme jemi operator për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime etnike. Dhe qëllimi ynë është që të integrohemi edhe atje dhe të lëmë sa më pak hapësirë për operatorët ilegalë të cilët veprojnë në Kosovë”.
Sipas Kastratit, konsumatori ka qasje në produktet dhe shërbimet e IPKO-s në çdo cep të Kosovës. Ai ka shtuar se IPKO-ja është duke punuar që të rritë mbulueshmërinë në nivelin 100 për qind, edhe pse kjo nuk është praktikë e operatorëve të telefonisë mobile, për shkak të territorit ose për shkak të pamundësisë për të arrijnë në pikën e caktuar.
Në anën tjetër, zëdhënësi i PTK-së, Menduh Abazi tha se operatori Vala ka mbulueshmërinë më të madhe në Kosovë me 94 për qind, e cila është rritur jashtëzakonisht në vitin 2009.
“Operatori publik Vala ka mbulueshmërinë më të madhe prej të gjithë operatorëve të tjerë që janë në Kosovë. Momentalisht mbulueshmëria e vendeve të populluara me banorë është 94 për qind, domethënë 94 për qind të territorit të banuar Vala e mbulon me rrjet”, tha Abazi.
Ai tha se kanë gjithsej 394 bts apo stacione bazë nga shpërndahet rrjeti, ku vetëm gjatë vitit 2009 PTK-ja ka vendosur 97 antena të reja.
“Këto janë bazuar edhe në nevojat tona, edhe në kërkesat e konsumatorëve që të ketë mbulueshmëri me rrjet në pjesë të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Abazi.
Për më tepër, Abazi thekson se operatori Vala ka 3 apo 4 antena edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Ndërkohë, ai përmend edhe problemet me të cilat ballafaqohen në komunën e Pejës, ku PTK-së për 5 vjet nuk i është lejuar vendosja e antenave.