IPR Marketing: PD fituese me 6 pikë para PS-së, LSI e treta
Përveç dy sondazheve, “Gani Bobi” dhe “Zogby International”, edhe sondazhi i kompanisë italiane “IPR Marketing” nxjerr fituese Partinë Demokratike të Kryeministrit Sali Berisha. Megjithëse ajo ka bërë kujdes të mos i ndajë me numër mandatesh për çdo qark ose në total, Partia Demokratike merr një numër votash të përafërt me 42 për qind deri në 46 për qind, ndërsa Partia Republikane, pjesë e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”, ka marrë 1 deri në 3 për qind dhe 14 forcat e tjera të këtij koalicioni nuk kanë marrë më shumë se 3.5 për qind të votave. Në total kjo Aleancë fiton afërsisht 46 për qind deri në 50 për qind të votave. Nga ana tjetër, koalicioni i Partisë Socialiste merr në total 40 për qind deri në 44 për qind. Vetëm Partia më e madhe e koalicionit e drejtuar nga Edi Rama, ka marrë 35 deri në 39 për qind të votave, G99 1 deri në 3 për qind dhe PBDNJ 0.5- 1.5 për qind. Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas këtij exit poli, fiton 6.5 deri në 9 për qind dhe Poli i Lirisë 1 deri në 2.5 për qind të votave.
IPR Marketing
PD 42%- 46%
PR 1%-3%
Të tjera 1.5%-3.5%
Aleanca e Ndryshimit 46%-50%
PS 35%-39%
G99 1%-3%
PBDNJ 0.5%-1.5%
Të tjerat 0.5%-1.5%
Bashkimi për Ndryshim 40%-44%
LSI 6%-8%
Të tjera 0%-1%
Aleanca Socialiste për Integrim 6.5%-9%
Poli i Lirisë 1%-2.5%
PLiDr 0%-2.5%