E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula, si do të bëhet shpërndarja e mandateve për deputet

Zbërthimi i formulës “D Hondt”, e cila do të përdoret për përllogaritjen e rezultateve. Pragu elektoral për secilën prej 12 qarqeve ku po konkurrohet

Në zgjedhjet për Parlamentin e ri është votuar për 140 vende me anë të sistemit proporcional rajonal. Ky sistem nënkupton garimin me sistemin proporcional në të 12-të qarqet e vendit. Katër koalicione dhe një parti konkurrojnë në këto zgjedhje. Përkatësisht koalicionet janë: “Aleanca e ndryshimit”, i drejtuar nga Partia Demokratike; “Bashkimi për ndryshim”, i drejtuar nga Partia Socialiste; “Aleanca socialiste për integrim”, e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim; si dhe “Poli i lirisë”, i drejtuar nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Demokristiane. Formula që do të përdoret për përllogaritjen e mandateve do të jetë formula “D’hondt”, e sanksionuar në Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkohë që për shpërndarjen e mandateve midis partive të të njëjtit koalicion do të përdoret formula “Saint Laguë”.

Formulat
Sipas Kodit Zgjedhor, për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve do të përdoret formula “D’hondt”, e cila nënkupton që “numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues te tjetri është 1”. Ndërkohë, për shpërndarjen e mandateve midis partive të koalicioneve do të përdoret formula “Saint Laguë”, e cila nënkupton që “numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse”.

Pragu elektoral
Qarku i Tiranës do të shënojë rekordin përsa i përket nivelit të ulët të pragut elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë qark do të dalin 32 deputetë, ndërkohë që pragu elektoral do të jetë 3.2%, më i ulëti nga 12 qarqet e vendit ku do të konkurrohet mbi bazën e sistemit proporcional rajonal në zgjedhjet e vitit 2009. Pas Tiranës, qarku i Fierit shënon nivelin më të ulët të pragut elektoral, i cili është 6.25%. Më tej renditja vijon me Elbasanin 7.1%, Durrësin 7.6%, Vlorën 8.3%, Korçën 8.3 dhe Shkodrën 9%. Por krejt e kundërta do të ndodhë me qarqet e vogla të vendit, ku niveli i pragut elektoral do të kapërcejë deri në shifra të “llahtarshme”. Kështu, rekordin do ta zërë qarku i Kukësit, duke shënuar shifrën 25% të pragut elektoral. Surprizë është edhe qarku i Gjirokastrës, ku pas ndryshimeve pragu elektoral ka kapërcyer në shifrën 20%. Përqindje të larta të pragut elektoral shënojnë edhe qarqet Dibër me 16.6%, qarku i Beratit do të jetë në nivelin 12.5 për qind, ndërsa ai i Lezhës do të kenë nivelin 14.2% të pragut elektoral.

Llogaritja e pragut elektoral

Por si llogaritet kjo përqindje? Numri i votuesve të regjistruar në qarkun e Tiranës është 660 505. Mbi bazën e këtij numri, Qarku i Tiranës do të ketë 32 deputetë në Parlamentin e ardhshëm. Duke qenë se pjesëmarrja në votime tradicionalisht (jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë) ka qenë rreth 50%, atëherë pritet që numri i votave në këtë qark të jetë 330 252. Duke e pjesëtuar këtë numër me 32 (numrin e deputetëve), rezultati del 10 320, të cilat janë votat që duhen për të siguruar të paktën një deputet në këtë qark. Shumëzimi i këtij numri me 100 dhe më pas pjesëtimi i shumës me numrin e mundshëm të votuesve përcakton edhe shifrën e pragut elektoral. Pra 10320 x 100= 1 320 000/ 330 252= 3.2%

Shembulli
Rezultatet zgjedhore në një qark me 400 mijë vota për 8 mandate

Votat janë shpërndarë në mënyrë të tillë:

Koalicioni A: 126 000 vota

Koalicioni B: 94 000 vota

Koalicioni C: 88 000 vota

Koalicioni D: 65 000 vota

Partia E: 27 000 vota

Numri i votave në nivel zone zgjedhore të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore. Do të kemi:

Koalicioni A: 126 000, 63 000, 42 000, 31 500, 25 200, 21 000, 18 000, 15 750

Koalicioni B: 94 000, 47 000, 31 333, 23 500, 18 800, 15 667, 13 428, 11 850

Koalicioni C: 88 000, 44 000, 29 334, 22 000, 17 600, 14 667, 12 571, 11 000

Koalicioni D: 65 000, 32 500, 21 667, 16 250, 13 000, 10 834, 9 285, 3 375

Partia E: 27 000, 13 500, 9 000, 6 750, 5 400, 4 500, 3 857, 3 375

Rezultatet e përftuara në këtë tabelë renditen nga herësi më i madh në herësin më të vogël, pa bërë dallimin se kujt partie i përkasin. Do të kemi:

Mandati 1. 126 000 (Koalicioni A)

Mandati 2. 94 000 (Koalicioni B)

Mandati 3. 88 000 (Koalicioni C)

Mandati 4. 65 000 (Koalicioni D)

Mandati 5. 63 000 (Koalicioni A)

Mandati 6. 47 000 (Koalicioni B)

Mandati 7. 44 000 (Koalicioni C)

Mandati 8. 42 000 (Koalicioni A)

Në këtë rast, mandatet do të shpërndahen në këtë mënyrë: Koalicioni A – 3 mandate, Koalicioni B – 2 mandate, Koalicioni C – 2 mandate, Koalicioni D – 1 mandat. Nëse do të shpërndaheshin më shumë mandate se 8, logjika do të vijonte duke vazhduar renditjen e pjesëtuesve nga më i madhi të më i vogli.

Llogaritja e pragut elektoral

Por si llogaritet kjo përqindje? Numri i votuesve të regjistruar në qarkun e Tiranës është 660 505. Mbi bazën e këtij numri, qarku i Tiranës do të ketë 32 deputetë në Parlamentin e ardhshëm. Duke qenë se pjesëmarrja në votime tradicionalisht (jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë) ka qenë rreth 50%, atëherë pritet që numri i votave në këtë qark të jetë 330 252. Duke e pjesëtuar këtë numër me 32 (numrin e deputetëve), rezultati del 10 320, të cilat janë votat që duhen për të siguruar të paktën një deputet në këtë qark. Shumëzimi i këtij numri me 100 dhe më pas pjesëtimi i shumës me numrin e mundshëm të votuesve përcakton edhe shifrën e pragut elektoral. Pra 10320 x 100= 1 320 000/ 330 252= 3.2%

Qarku Numri i deputetëve
Berat 8

Dibër 6

Durrës 13

Elbasan 14

Fier 16

Gjirokastër 5

Korçë 12

Kukës 4

Lezhë 7
Shkodër 11

Tiranë 32

Vlorë 12

29 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›