PD, 11 pikë para në 56 qendra votimi
bledar hoti
Në orën 02:00 të ditës së sotme kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve për disa prej qarqeve të vendit. Shifrat e para kanë ardhur nga qendra e Rezultateve Direkte në Zgjedhje, ECA dhe KRIIK. Ndërsa nga ana e KQZ-së kanë dalë vetëm rezultatet e para të votimeve vetëm prej disa qendrave të votimit të para në Kukës, Berat, Tiranë, Korçë, Fier, Vlorë etj. Në qendrat e votimit të para të numëruara Partia Demokratike është në avantazh të votave deri më tani. Nga 56 qendra të numëruara të votave nga 5721 që janë gjithsej, KRIIK dhe ECA, Partia Demokratike është në avantazh të votave me 42.58 për qind kundrejt PS-së me 31.03%. Kjo shifër përmban të dhëna nga Qendrat e Votimit pothuajse në të gjitha qarqet e vendit, duke lënë vetëm Dibrën, Shkodrën dhe Durrësin. Nga këto të dhëna paraprake jo zyrtare mësohet se PSD ka një përqindje prej 7.3% të votave, të cilat e rendisin në vendin e tretë aktualisht. Ndërsa LSI-ja për momentin ndodhet forca e katërt politike. Në 3 QV-të e votimit të numëruara në Tiranë jepen këto shifra në total me PD 47.24% dhe PS 39.39% dhe LSI 2.5%. Qarku i Kukësit është i vetmi që ka një numër të madh të qendrave të votimit me 17 KQV, ku PD-ja është me 55% të votave, ndërsa në Korçë PS-ja është në avantazh. Në bazë të ligjit, Kodit Zgjedhor përfundimi i numërimit të rezultateve të votave duhet të bëhet brenda ditës së sotme në orën 17:00 nga të gjithë KZAZ-të. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka bërë të ditur se është në pritje që të realizohet procesi i mbylljes së votimit për të nisur më pas përllogaritjen e numërimit të votave. Procesi i numërimit të votave po has në vështirësi për shkak se po ecën në mënyrë të ngadaltë. Kjo do të ndikojë në numërimin e plotë të tyre, duke shtyrë në kohë edhe afatin e depozitimin të tabelave me shifrat e votave.
rezultatet zyrtare ne 56 Qendra Votimi
Rezultati
kombëtar
PD 42.58%
PS 31.03%
PR 4.34%
PSD 7.31%
LSI 4.03%
G99 1.04%
PAA 1.47%
PLL 2.22%
Qarku Fier 2 QV
PD 44.7%
PS 38.12%
LSI 1.1%
PBDNJ 1.66%
psd 1.33%
G99 1.33%
LDLNJ 1.1%
2 QV Vlorë
PS 47.21%
PD 30.46%
PDI 7.36%
PDK 4.06%
PAA 2.28%
PDS 1.78%
G99 1.52%
PR 1.27%
2 QV Elbasan
PD 49.6%
PS 38.1%
PSD 3.97%
LSI 3.57%
LDLNJ 1.19%
AD 1.19%
PLIDR 1.19%
PAA 1.19%
Qarku Kukës 17 QV
PD 55.12%
PS 16.93%
PR 5.56 %
PSD 15.86%
PAD 1.03 %
LSI 1.82%
PAA 1.53%
4 Qendër në Lezhë
PD 46.42%
PS 20.07%
PR 3.22%
PSD 3.87%
PDK 5.13%
LDk 2.45%
PLL 3.77%
PBK 2.82%
G99 1.29%
PLIDR 3.37%
PAA 3.87%
PBKD 4.26%
Qarku Tiranë
3 QV
PD 47.24%
PS 39.39%
LSI 2.5%
PSD 2.5%
PAA 1.25%
PR 4.1%
Qarku Korçë
4 QV
PS 59.15%
PD 38.41%
PSD 1.22%
LSI 0.61%
Qarku Berat 10 QV
PS 45.87%
PD 31.51%
LSI 6.85%
PR 6.44%
G99 2.89%
PSD 1.78%
PDS 1.01%
Qarku Gjirokastër 7 QV
PS 40.21%
PD 49.6%
PBLD 1.59%
PSD 3.17%
PR 3.49%
PSV’91 1.59%
PSD 2.68%
LSI 1.07%
G99 1.07%