Zgjedhjet e 2009-s, fushata më e kushtueshme në të gjithë historinë
Arrijnë rreth 8 milionë euro zërat e shpenzimeve të fushatës zgjedhore. Kosto të madhe patën edhe grupet muzikore dhe shpërndarja e SMS-ve
Albert Gjoka
Zgjedhjet e 28 qershorit po mbyllen duke shënuar kështu dhe rekorde në shpenzimet financiare. Të dhënat paraprake flasin për një shumë mbi 7.8 milionë euro të shpenzuara, të cilat u përkasin kryesisht dy koalicioneve të mëdha. Ndonëse partitë politike nuk i kanë bërë transparente shpenzimet, është e dukshme se fushata e partive ka qenë tejet luksoze dhe shumë e kushtueshme. Reklamat televizive, mesazhet promocionale përmes celularëve apo fletëpalosjeve, kompanitë e konsulencës, billdborderat apo grupet e këngëtarëve që shoqëruan politikanët nëpër rrethe kanë rënduar ndjeshëm koston e këtij procesi. Vetëm shumat e hedhura për reklama në media arrin në nivele marramendëse. Kjo shpjegohet edhe me faktin se ka pasur një rritje të ndjeshme të tarifave të reklamave në mediat vendase apo kanë hyrë forma të reja marketingu të kushtueshme.
Të dhënat
Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë, pa frikë mund të thuhet se kostoja e reklamës ka arritur mbi 2.8 milionë euro gjatë kësaj periudhe. Mesatarisht, një sekondë reklamë në televizionet kryesore kushton rreth 10 euro. Duke qenë se një spot televiziv zgjat 30 sekonda, çdo transmetim i tij do t’u kushtojë partive 300 euro. Meqenëse për 30 ditë, gjatë fushatës, spotet e partive kryesore u transmetuan rreth 15 herë, mesatarisht, një ditë çdo subjekti i kushton 4500 euro. Në muaj, secila nga partitë, vetëm një televizioni kryesor duhet t’i paguajë 135 000 euro. Por edhe pse kjo shumë nuk është e vogël, tradita e do që një reklamë politike të transmetohet në të gjitha televizionet kryesore. Duke marrë mesatarisht pesë televizione, rezulton se gjatë një muaji, partitë që e kanë marrë seriozisht fushatën do të paguajnë rreth 675 000 euro. Nëse do të bënim një përmbledhje të përgjithshme, katër formacionet kryesore zgjedhore do të shpenzojnë në fushatën elektorale të këtij viti rreth 2.8 milionë euro vetëm për spote publicitare.
Të paktën 250 mijë euro do të harxhohen për spotet publicitare. Duke llogaritur se të gjitha partitë do të prodhojnë rreth 60 spote të llojeve të ndryshme, kjo e shton ndjeshëm koston e publicitetit.
Shpenzimet e këngëtarëve
Dy partitë më të mëdha, PD dhe PS, i kanë bërë të gjitha mitingjet me grupe muzikore. Nëse të majtët kishin grupin “West Side Family”, me pak anëtarë, partia në pushtet kishte grupin “Elita 5” dhe disa këngëtarë të tjerë të njohur në vend. Burimet bëjnë të ditur se e djathta e grupuar në koalicionin “Aleanca për ndryshim” përllogaritet të ketë harxhuar gjatë 30 ditëve më shumë se 650 mijë euro. Secili këngëtar ka marrë 100 mijë lekë për koncert. Në bazë të përllogaritjeve, rreth 25 këngëtarë, teknicienë, menaxherë apo producentë, të cilët kanë dhënë deri në 3 koncerte në ditë, kanë shtuar ndjeshëm koston. Ndërkaq, PS-ja ka pasur më pak shpenzime për shkak të numrit të kufizuar të personave që kanë marrë pjesë në spektaklet muzikore. Nga disa të dhëna përllogaritet që PS-ja të ketë shpenzuar rreth 170 mijë euro. Pjesën tjetër e kanë shpenzuar partitë e tjera. Kjo fushatë ka shënuar shumat më të mëdha të harxhuara për grupet muzikore nëpër mitingjet elektorale.
Kostoja për SMS-të
Një risi në këtë fushatë elektorale, e cila ishte e kushtueshme, ishte edhe shpërndarja e mesazheve promocionale me SMS nëpër numrat celularë apo fiks. Sidomos në ditët e fundit të fushatës, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kanë përdorur metodën e re për të bindur sa më shumë qytetarë që të votojë për secilën forcë politike më 28 qershor. Kështu, prej ditësh, në telefonat fiks qytetarëve u kanë ardhur thirrje nga numra të panjohur, të cilët, pasi i kanë hapur, kanë dëgjuar mesazhet e Ramës dhe të Berishës. “Alo, jam Sali Berisha...”, - niste telefonata e regjistruar e kryeministrit Berisha, i cili kërkonte votat për PD-në me argumentin se kjo forcë politike në katër vjet ka mbajtur premtimet përsa u përket investimeve në infrastrukturë, arsim si dhe anëtarësimin në NATO.
“Alo, jam Edi Rama...”, - nga ana tjetër bën thirrje për të votuar numrin 33 në fletën e votimit dhe për të mos votuar sërish Berishën, i cili, sipas Ramës, solli Gërdecin dhe nuk liberalizoi vizat me BE-në.
Prej disa ditësh kryeministri Berisha ka përdorur edhe mesazhet (SMS) të dërguara nga një numër Eagle, ku u bën thirrje qytetarëve të votojnë për Partinë Demokratike. Burime bëjnë të ditur se vetëm kryeministri mund të ketë harxhuar mbi 600 mijë euro për dërgimin e mesazheve promocionale në numrat e celularëve të qytetarëve.
Tri kompani të huaja konsultuan partitë shqiptare
Tri partitë pretendente për fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ua besuan fushatën e tyre elektorale kompanive të huaja të specializuara në këtë fushë. Ashtu si në vitin 2005, Partia Demokratike vendosi që të kontraktojë sërish një kompani amerikane për fushatën e saj elektorale. Por ndryshe nga viti 2005, kjo nuk ishte kompania “BG&R”, por kompania amerikane “Cohen Group”. Kjo kompani është e famshme në të gjithë botën për strategjitë e saj në rrugën e biznesit, por ajo ka eksperiencë të suksesshme edhe në hartimin e strategjive politike. Në bordin e kësaj kompanie janë emra të njohur si Madlene Ollbrajt, Uilliam Kohen dhe personalitete të njohura të politikës amerikane. Fushata elektorale e PS-së u menaxhua nga kompania “Kidron Strategies”, e cila drejtohet nga amerikano-izraeliti George Birnbaum. Drejtuesi i kësaj kompanie, George Birnbaum, ka drejtuar fushatat elektorale të presidentëve amerikanë, Riçard Niksonit, Ronald Reganit, të ish-kryeministrave të Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Ariel Sharon. Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e para forcë politike që nënshkroi një marrëveshje kontraktimi për strategjinë e fushatës elektorale. Ajo ishte kompania e njohur amerikane "Greenberg Quinlan Rosner Research". Kjo kompani është e famshme pasi menaxhoi fushatën elektorale për zgjedhjen e Bill Klintonit, president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompania u krijua në vitin 1980 nga Stan Greenberg.
Format e reja të reklamimit
Kostoja e fushatës është shtuar ndjeshëm edhe nga përdorimi i billdborderave, posterave të mëdhenj, fletëpalosjeve etj. Duke iu referuar çmimeve të agjencive publicitare, stendat e afishimit të billdborderave që janë poshtë përmasave (8 x 4) kushtojnë mesatarisht 16 euro/m2 në muaj; shtypja e një banderole kushton mesatarisht 20 euro/m2, ndërsa në formatin me ngjitje kushton rreth 10 euro/m2.
Billdborderat, city-light, stacionet e autobusëve u mbushën me afishet e partive pjesëmarrëse në zgjedhje. Po ashtu, ato u vendosën edhe nëpër linjat urbane dhe interurbane, në Tiranë dhe në rrethe. Sipas kalkulimeve, ato pritet të arrijnë mbi 500 mijë euro. Një vend të rëndësishëm në buxhetet e partive zënë edhe kostot për prodhimin e posterave, banderolave, broshurave të ndryshme, me programet dhe mesazhet e partive etj. Këtu përfshihet kostoja për shpërndarjen e tyre nga toka apo ajri, me forma dhe mjete të ndryshme. Partia qeverisëse ka përdorur edhe avionë të vegjël apo helikopterë për të mbajtur në qiell flamujt e fushatës, apo hedhur nga ajri fletëpalosje të ndryshme.
SHPENZIMET PËR REKLAMIM
Spote televizive 2 800 000 euro
Prodhim spotesh 250 000 euro
Billdborderat 500 000 euro
Postera, broshura, fletëpalosje 500 000 euro
Kompanitë e huaja të konsulencës 1 000 000 euro
Këngëtarët në ekipet e partive politike 900 000 euro
Mesazhe në celularë 700 000 euro
Shpenzime administrative 1 000 000 euro
TOTALI 7 650 000 euro
Kontabilistët, verifikuesit e shpenzimeve të partive
Çdo parti, e cila do të hyjë në zgjedhjet kuvendore, do të jetë e detyruar të bëjë publike të ardhurat dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës elektorale për t’i dorëzuar 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. KQZ-ja ka si detyrë t’i marrë financimet pa kontrolluar vërtetësinë e tyre, por në bazë të Nenit 91 të Kodit Zgjedhor, për herë të parë përcaktohet se kontrolli i deklarimeve për shpenzimet e fushatës do të bëhet nga ekspertë kontabiliste të licencuar, të cilët vetëm do të zbardhin pasqyrat e bilanceve që do të dorëzohen. Nëse më parë institucioni i KQZ-së mjaftohej vetëm me mbledhjen e tabelave të shpenzimeve, tashmë ekspertët duhet të bëjnë edhe verifikimin e deklaratave.
SHPENZIMET E 2007-s
PS-ja, rreth 45 milionë lekë
PD-ja, rreth 34 milionë lekë
LSI-ja, rreth 11 milionë lekë
Shqipëria, rekord në rajon për shpenzimet zgjedhore
Shqipëria pa dyshim që do të shënojë rekordin në vendet e rajonit përsa u përket shpenzimeve zgjedhore. Ajo ia kalon edhe Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, apo Bosnjës. Sipas të dhënave, në Maqedoni u shpenzuan mbi 4 milionë euro nga partitë në zgjedhjet që sapo mbaruan. Shifra të larta u regjistruan këtë vit edhe në Malin e Zi, të cilat arritën mbi 2.7 milionë euro. Fushata më e kushtueshme në botë ka qenë ajo e zgjedhjeve të fundit në Amerikë, ku presidenti Obama mblodhi mbi 600 milionë dollarë nga mbështetësit e tij.
Zgjedhjet e 2009-s shënuan edhe fushatën e facebook-ut
Fushata për zgjedhjet e 28 qershorit do të hyjë në histori si fushata e facebook-ut. Edhe partitë shqiptare futën për herë të parë në përdorim rrjetet sociale për të vendosur kontakte dhe përcjellë mesazhe tek elektorati i tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur një përhapje masive, duke kopjuar modelet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Ndonëse përdorimi i tij vazhdon të jetë ende në parametra të ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe në shkallë globale, këto zgjedhje po nxjerrin në shesh një armë të re, të papërdorur më parë, atë të internetit. Partitë kryesore në fushatë përdorën rrjetet sociale në internet për të mbledhur fansat, për të organizuar takime dhe për të vjelë mendime dhe opinione për problemet që shqetësojnë elektoratin. Deri tani janë rreshtuar me mijëra fansa apo përdorues. Me dhjetëra kandidatë kanë faqen e tyre personale në facebook, apo rrjete të tjera. Partitë politike i kanë më të organizuara fushatat e tyre në internet.
Tashmë, Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe LSI-ja po lobojnë dhe po kërkojnë fansa në mënyrë aktive në facebook. Sipas përllogaritjeve, PD-ja ka 5 faqe me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë dhe 3 faqe të forumeve rinore në Kavajë, Vlorë dhe Korçë. Në 5 faqet e PD-së anëtarët dhe simpatizantët janë përkatësisht 3644, 547, 108, 2261 dhe 2217 anëtarë, ndërsa në 3 forumet rinore në rrethe janë 134, 101, 101 anëtarë. Anëtarët dhe fansat po shtohen shumë, sidomos gjatë periudhës në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërsa Partia Socialiste ka 2 faqe me emrin e saj; përkatësisht me 1744 dhe 2729 anëtarë; një është me emrin e “E majta shqiptare”, me 58 anëtarë, një është me emrin “Dega Romë”, me 72 anëtarë, një është forum që mbështet PS-në, me 2300 anëtarë, si dhe fondacioni “Qemal Stafa”, me rreth 225 anëtarë. Jo pas mbetet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas deklaratës së kreut të kësaj force politike, zotit Ilir Meta, që në këtë fushatë të përdoren të gjitha burimet e mundshme të internetit për të bërë fushatë, LSI-ja ka arritur që të ngrejë 2 faqe, të cilat kanë përkatësisht 245 anëtarë dhe 11 anëtarë, si dhe një faqe të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI), me rreth 110 anëtarë.
29 Qershor 2009