E Shtunë, 31 Tetor 2026

IQT, karburantet që shiten me pakicë janë pa kontroll



Tregu shqiptar i karburanteve është pre e abuzimeve me cilësinë e mallit që shitet. Kjo është evidente për këdo që e përdor një automjet. Pavarësisht premtimeve zyrtare, asgjë nuk po bëhet në përmirësimin e cilësisë së karburanteve që tregtohen me pakicë, në një kohë që çmimet rriten dita ditës. Burime të ndryshme që konfirmohen edhe nga shifrat doganore flasin për shumë subjekte të importimit të karburanteve të cilat pavarësisht se ligji e ka ndaluar, vazhdojnë të importojnë naftë “D2”. Ky mall në dogana deklarohet si naftë e tipit “D1” dhe është Inspektorati Qendror Teknik ai që duhet të përcaktojë cilësinë e mallit që në hyrje. Fenomeni nuk mbyllet me kaq. Në shumë raste tregtarët e karburanteve edhe pse furnizohen me produkt nafte “D1” e përziejnë atë para se ta shesin me nënprodukte të tjera. Kjo ul cilësinë dhe i shkakton dëme të konsiderueshme konsumatorëve. Edhe për këtë, përgjigje duhet të japë Inspektorati Qendror Teknik. Mungesa e reagimit nga ky Inspektorat në kushtet kur abuzimi kushton miliona euro, të bën të dyshosh. Ndërkohë që abuzimet me cilësinë dhe çmimin vazhdojnë të shkatërrojë tregun e karburanteve në vend.

7 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›