Kasat fiskale, kompanitë vazhdojnë shitjen, Tatimet nuk i njohin
Skandali i pajisjeve fiskale nuk u është bërë i njohur të gjitha subjekteve private
Ervin KOÇI
Skandali ka përfshirë procesin e shpërndarjes dhe përdorimit të kasave fiskale. Subjektet e biznesit po vijojnë të blejnë kasa fiskale, të cilat nuk do të njihen nga autoritet e tatimeve. Gazeta “Albania” mëson nga burime të Ministrisë së Financave, se prej një muaji është ndaluar procesi i instalimit të kasave fiskale për shkak të udhëzimit të ri, i cili duhet të dalë në përmbushje të VKM-së së fundit. Por, disa shoqëri vazhdojnë ende të shesin kasa fiskale, duke e komplikuar akoma e më shumë procesin. Tatimet konfirmojnë faktin se janë kryer investigime në terren, nga ku kanë mësuar se disa shoqëri kasash kanë vijuar shitjen e pajisjeve kundër përcaktimeve në VKM, ndërsa janë konstatuar raste të rënda të shkeljes së sistemit fiskal. Për këtë arsye, bizneset janë duke u gjobitur, pasi kanë blerë pajisje që nuk u përputhen standardeve. Por në një kohë që gjobat arbitrare vijojnë, askush nga institucionet e linjës nuk ka marrë mundimin, për më tepër që në bazë të ligjit e kanë për detyrë, që t’ua sqarojnë subjekteve se si duhet të procedojnë deri sa ky problem të zgjidhet midis qeverisë dhe kompanive. Këto të fundit janë kontraktuar për të sjellë, shitur, instaluar dhe mirëmbajtur pajisjet fiskale të cilat duhet të jenë sipas parametrave dhe standardeve të BE-së. Por, deri tani, bizneset nuk kanë marrë asnjë lloj informacioni se si duhet të veprojnë për të zëvendësuar pajisjet fiskale, për më tepër që ka mjaftë subjekte te rinj që vijojnë të blejnë pajisje fiskale të kompani të paautorizuara.
Gjobat
Në një kohë që Tatimet e kanë shtrirë aksionin për kontrollin e vendosjes së kasave fiskale në të gjithë vendin, mesatarisht shënohen 15 gjoba për çdo qytet. Hetimet mbi procesin e sabotuar të kasave fiskale prekin zyrtarë të qeverisë, por Ministria e Financave mohon të japë emrat, ku një pjesë e të cilëve mendohet se kanë konflikt interesi. Ajo çfarë ka ndodhur aktualisht është lejimi i hedhjes në treg i pajisjeve që nuk i përmbaheshin rregullores dhe urdhrit të Ministrisë sa i takon modelit të programit që duhet të instalohej te kasa. Shumë biznese i kanë marrë pajisjet pa pasur informacion të plotë mbi to, edhe pse me rregullore, shoqëritë duhet të kishin publikuar llojin e pajisjes dhe certifikimin e saj (sikurse ka ndodhur këto ditë në faqen zyrtare të Tatimeve). Janë të paktën 7 mijë kasa fiskale që mendohet se kanë rezultuar skarco, pra që nuk kishin modem për transmetim të dhënash, kurse pjesa tjetër rezultoi me dy rule.
Sqarimi
Subjektet private janë mjaft konfuze për çështjen e pajisjes ose jo me kasa fiskale. Tatimet sqarojnë se ndalohet kategorikisht shitja dhe instalimi i kasave fiskale me dy rule letre, pa modem dhe sinjal transmetimi, apo shirit regjistrimi. Pavarësisht këtyre apeleve dhe vendimeve të qeverisë, sërish konstatohen raste të shkeljes së ligjit nga shoqëritë e autorizuara nga Ministria e Financave për vendosjen e kasave. Tjetër pikë e debatit ka të bëjë me procesin e pezulluar të kasave, në pritje të udhëzimit të ri, që ende nuk ka marrë firmën e MF-së. Qeveria e ndryshoi VKM-në për kasat pas konstatimit në terren të shkeljes së procedurave në instalimin e pajisjeve. Tashmë kompanive të autorizuara (që janë 5), u duhet nga e para të bëjnë instalimet e reja dhe memorizimin e pajisjes me fondet e veta. Në të kundërt, e merr përsipër Ministria e Financave të bëjë rimbursimin, kurse shoqëria që kundërshton nuk ka më të drejtë të shesë kasa fiskale.
7 Maj 2010